• |
ide | kryesore

Ministria e Shëndetësisë: Ndalohet ushtrimi i dy profesioneve

Lajme, Të fundit



Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ushtrimi i dy profesioneve të ndryshme është i ndaluar. Profesionistët duhet të zgjedhin fushën ku do të japin kontributin e tyre.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për ndalimin e dypunësit të mjekëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se, një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, nuk kanë të bëjnë me ndalimin e dypunësimit të mjekëve, por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme.
Ndryshimi i propozuar lidhet me faktin se, kur një profesionist shëndetësor ka dy profesione, psh. stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licensën tjetër”, deklaron MSH.

Sipas MSH, ky ndryshim i propozuar është në përgjigje të shqetësimit të ardhur nga urdhërat profesionistë, pasi ushtrimi njëkohësisht i dy profesioneve shpesh ishte fiktiv.



2 Comments

  1. Prapambetja dhe keqfinancimi i sistemit shendetesor publik e bejne te pamundur per momentin ndalimin e dypunesimit te mjekeve ashtu sic e kane shumica e vendeve te zhvilluara. Por ama ne Shqiperi eshte i domosdoshem ndalimi i dypunesimit te drejtoreve dhe shefave te sherbimeve sepse eshte konflikt i paster interesi. Ka shume drejtore dhe shefa sherbimesh te cilet keqperdorin poziten drejtuese duke lene me dashje ne prapambetje dhe mjerim klinikat publike qe drejtojne me qellim qe te rrisin perfitimet ne klinikat private ku punojne ose jane pronare.

  2. Shume i sakt ky koment -Respekte-Po te kesh kellqe moj Manastirllice-ndalo-dy punesimin ,dhe ne spital privat dhe ne shteteror sepse ajo sjell pasoja tek pacientet duke i sorollatur nga shteterori tek privati per te paguar lek.Ose mungesen e medikamenteve ose mjeteve laboratorike .Dhe jo dy profesionet moj -Nafije-se ne kohe te lire le te beje dhe Hidraulikun-ai nuk e ndalon dot ti me ligj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *