• |
ide | kryesore

Video/ Dzeko e Florenzi tradhëtojnë Romën: Var kalon Porton në shtesë në çerekfinale

Sport



Roma humbet 3-1 në kohët shtesë në Oporto e i thotë lamtumirë Champions League. Italianët nuk mundën të ruanin avnatazhin 2-1 të ndeshjes së parë dhe tani Di Francesco rrezikon seriozisht pankinën. në Do Dragao vendasit e nisën ndeshjen fort, të mbështetur nga entuziazmi i publikut. Roma mbahet me vështirësi, deri në minutën e 26′, kur Manolas humbet një top në mesfushë: Marega shërben për Tiquinho që nuk mund të gabojë nga fare pranë. Tronditje për golin e pësuar, që edhe kontrolli me Var e ka nxjerrë të rregullt. Roma futet në një makth, por për ta zgjuar mendon Perotti që i shmanget Eder Militao e pengohet brenda zonës. Penallti që De Rossi e transformon me qetësi në të 37′, duke i dhënë një shans të madh verdhekuqve me barazimin provizon.

Portugezët nuk janë dakord me rezultatin dhe me rifillimin e lojës rrisin ritmin dhe fillojnë të bëhen konstant në anët e Olsen. Në fillim Tiquinho me kokë nuk gjen kuadratin e më pas portieri verdhekuq është fenomenal në diagonalen e Marega. Në të 52′ megjithatë Porto kalon në avantazh: krosim i Corona e Marega fluturimthi (i mbajtur në lojë nga Kolarov) e dërgon topin në rrjetë.

Ritmi megjithatë bie, me skuadrat që i frikësoheshin një ndëshkimi të minutave të, por Roma bë të 77′ rrezikon seriozisht: Olsen bën shpëtimtarin ndaj Brahimi. I vetmi shans i vërtetë për italianët në pjesën e dytë është ai që ka Perotti në fund, por konkluzioni është mbi traversë, e për më tepër byj duhej injoruar Zaniolo në pozicion shumë të favorshëm.

Në kohët shtesë Marega frikësoi verdhekuqtë me një goditje që kaloi ngjitur me shtyllën. Skuadrat janë të lodhura, por Di Francesco tradhëtohet nga Dzeko që në shtesën e dytë kishte dy raste të mira për të shënuar golin e kualifikimit. E mbrëmjen e mbrapshtë e kompletoi në të 115′ Florenzi, që pengoi Fernando në goditje kros të Pereira. Arbitri akordoi penallti i ndihmuar nga VAR e Alex Telles nuk gaboi, duke nxjerrë jashtë Romën e duke dërguar Porton në cerekfinale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *