• |
ide | kryesore

Video/ PSG zhgënjyesi i përhershëm: United kualifikohet në çerekfinale me përmbysje

Sport, Video



Rikthim i jashtëzakonshëm i Manchester United dhe Ole Gunnar Solskjaer. Tekniku norvegjez fshin të vetmen njollë që kishte që kur është ulur në pankinën e Djajve të Kuq, duke marrë kualifikimin në cerekfinale pikërisht në transfertën e Parc de Prince. Pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë, Psg humbet 3-1 në shtëpi kundër anglezve dhe del jashtë Champions, ashtu si ka ndodhur rregullisht në vitet e fundit.

Pavarësisht pasivit të 90 minutave të para e shumë mungesave ku spikaste Pogba, Sanchez e Matic, United kompleton mrekullinë duke u kualifikuar në cerekfinale me një penallti të shënuar në minutën e 94’. Në fakt, që Djajtë e kishin seriozisht u kuptua që në minutën e 2’ kur pas gabimit të Kehrer, Lukaku është gati të përfitojë, duke kaluar edhe Buffon përpara se të dërgojë topin në rrjetë. Pastaj belgu përsëritet në të 30’, e këtë herë dhuratën e bën Buffon që nuk kontrolloi si duhet, duke lejuar qendërsulmuesin të shënojë dygolëshin personal.

Në mes është goli i Bernat, i lënë i pambuluar nga Bailly e gati të shfrytëzonte asisi perferkt të Mbappe. Francezët besuan se mund të dilnin të kualifikuar, duke ruajtur rezultatin, madje shënuan edhe golin e 2-2 me Angel Di Maria, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Vendimet nuk është se ndihmuan shumë PSG sepse kualifikimi u përcaktua në kohë shtesë nga një penallti e thirrur nga VAR, që dha mundësinë Rashford të transformojë penalltinë e kalimit në cerekfinale dhe njëkohësisht në parajsën e futbollit për Djajtë e Kuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *