• |
ide | kryesore

Justin Bieber në depresion, ‘Lutuni për mua’

Paparazzi, Slider



Përgjatë intervistës së tij të fundit për “Vogue”, Justin Bieber rrëfeu publikisht për herë të parë se po përballej me një gjendje jo të mirë emocionale.

Këngëtari i shumë hiteve, pranoi se fama ka ndikuar negativisht tek ai duke u shprehur:  “Përfundova duke bërë gjëra për të cilat më vinte turp t’i bëja, u bëra i pamoralshëm dhe kam përdorur Xanax sepse më vinte turp nga vetja.”

Sikurse u raportua më pas në mediat e huaja, Justin në mënyrë të vazhdueshme ndjek seanca terapie për sëmundjen e depresionit. Së fundmi, ai ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij Instagram, ku ka folur më detajisht për situatën që po kalon, dhe madje i ka kërkuar ndjekësve të tij të luten për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *