• |
ide | kryesore

‘Bohemian Raphsody’, mundësitë për një film të ri

Paparazzi, Slider



Regjisori i shumë prej videove të “Queen” deklaroi se grupi dhe menaxheri po shikojnë mundësinë e një filmi vazhdues të “Bohemian Rhapsody”.

Rudi Dolezal deklaroi për “Page Six”: “Jam i sigurt se menaxheri Jim Beach po planifikon një vazhdim që starton me “Live Aid”. Filmi pasues po diskutohet fuqishëm në familjen “Queen””. Beach gjithashtu është producenti i “Bohemian Rhapsody”, i cili arkëtoi rreth 870 milionë dollarë në rang botëror. Filmi biografik fitoi katër çmime “Oscar”. Edhe kitaristi i “Queen”, Brian May shtoi dyshimet për një “sequel”, duke thënë se ka ende shumë histori për të treguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *