• |
ide | kryesore

U përfol për lidhje me Kourtney K, flet Travis

Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian dhe këngëtari i famshëm amerikan Travis Barker kohët e fundit janë përfolur për një histori dashurie mes tyre.

Ata janë parë pranë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit duke darkuar në disa restorante në Malibu. Si rrjedhojë, është aluduar shpesh në media se dyshja njohur po përjetonte një romancë.

Spekulimet kanë vazhduar deri ditën e djeshme, kur këngëtari ka reaguar publikisht duke mohuar zërat per nje histori dashurie mes tyre. Kourtney dhe Travis janë vetëm dy miq të mirë me njëri-tjetrin dhe jetojnë në të njëjtën lagje. Kështu të paktën ka treguar ai për “People”. Travis  ka deklaruar publikisht se ata janë vetëm shokë dhe asgjë më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *