• |
ide | kryesore

E zhdukur 9 vjet më parë në Kukës, Britania nis kërkimet për Bleona Matën

Lajme, Të fundit

Javën që vjen në Britani do të nisin kërkimet për Bleona Matën, e zhdukur prej 9 vitesh, e që tani është 16 vjeçe.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Altin Hazizaj, drejtor i CRCA.

“Ndërkohe që javën e ardhshme së bashku me Policinë Britanike, Qendrën Britanike për Personat e Humbur dhe BBC do të shpallim kërkimin për Bleonën në Mbretërinë e Bashkuar. Ne urojme qe të kemi të dhëna të reja për Bleonën”, shkruan Hazizaj në Facebook.

Prej dy ditësh është bërë publik një imazh, sesi mund të jetë Belona, tani në moshën 16-vjeçare.

Ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan pamjen e Bleonës sot, me foto nga nëna babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj.

Tashmë çështja e Bleona Matës ka marrë një dimension ndërkombëtar.

“Ndërkohe ne jemi duke punuar edhe me Kompaninë Globale AMAZON që programi i tyrë i mirënjohur i inteligjencës artificiale të kërkojë në web çdo foto të mundshme të Bleones, bazuar tek identikiti i saj i ri”, shkruan Hazizaj.

Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod, të Kukësit, shumë pranë banesës së saj së bashku me 5 vajza të tjera . E ëma nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuari vajzën.

2 Comments

  1. Inshallah gjindet se i eshte vrar zemra te jemes per se gjalli don Zoti gjindet sa me shpejt e ata qe e kan trafikuar ne litar dhe e kan pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu