• |
ide | kryesore

Video/ Humb jetën në fushë futbollisti portugez: shokohen shokët e skuadrës

Sport, Video



Imazhet e trishta të ndarjes nga jetë të futbollistëve, ndërsa janë duke dhënë shfaqjen e tyre në fushë, përpara publikut e nën sytë ndjekës të atyre që i ndjekin nga ekrani, ku më tronditëse ka qenë ajo e hungarezit Miklos Feher, kanë tashmë një tjetër protagonist fatkeq. Fabio Mendes, i cili luante për Central Social Sao Zhoao, u rrëzua përtokë kur kishin mbetur edhe 13 minuta për të luajtur, në ndeshjen e futsallit portugez. Ngjarja e rëndë ndodhi në ndeshjen mes Portimonenses dhe Sao Zhoao, në divizionin e dytë të futsallit portugez, duke shokuar të gjithë futbollistët në fushë dhe tifozët që po e ndiqnin në shkallë.

Mjekët tentuan ti japin ndihmën e shpejtë futbollistit, që pësoi një atak kardiak, por 28 vjecari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *