• |
ide | kryesore

Doli në mbrojtje të Michael Jackson, Barbra Streisand sulmohet nga fansat

Paparazzi, Slider



Dokumentari “Leaving Neverland”, i cili tregon detaje nga abuzimet seksuale të të miturve nga Michael Jackson, ka shtangur gjithë botën. Mbreti i muzikës pop duket se është rrëzuar nga fonti dhe shumë vende tashmë kanë bojkotuar muzikën e tij.

Por veç familjes, një e famshme vendosi të dilte publikisht pro këngëtarit, duke marrë përsipër riskun se do të sulmohej nga fansat.

Aktorja dhe këngëtarja e famshme amerikane, Barbra Streisand, në një intervistë për “The Times” u shpreh se akuzat nuk do të jenë aq serioze sa paraqiten në dokumentar.

“Nevojat e tij seksuale ishin nevojat e tij seksuale, që vijnë nga çdo fëmijëri që ai ka patur apo çfarëdo ADN-je që ai ka patur. Ju mund të thoni ‘i ka ngacmuar’, por këta fëmijë, siç keni dëgjuar, thonë se ishin të entuziazmuar që ishin atje. Të dy u martuan dhe të dy kanë fëmijë, kështu që ajo gjëja nuk i vrau. Ndihem keq për fëmijët. Ndihem keq për të. Unë fajësoj prindërit, të cilët lejuan fëmijët e tyre të flinin me të”, tha Barbra.

Dhe si reagoi interneti?

Përdoruesit e rrjeteve sociale u ndanë në dy grupe: Ata që janë pro Michael Jackson dhe u mërzitën me Barbra-n se i beson të akuzuarit dhe ata që janë kundër këngëtarit dhe janë mërzitur me aktoren se, nënvlerëson vuajtjet e viktimave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *