• |
ide | kryesore

Video / Barazim në debutim: Kosova nuk, zhgënjen

Arkiva, Sport



Kosova ka nisur me barazim kualifikueset në “Euro 2020”. 1-1 ka përfunduar sfida ndaj Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ka qenë skudra kundërshtare ajo që ka shënuar e para, me anë të Vasil Bozhikov në minutën e 39′. Ekipi i Bernard Challandes e dominoi ndeshjen duke krijuar raste të shumta me Rashicën e Celinën. Por goli i barazimit ka ardhur në minutën e 61′. Një finalizim i jashtëzakonshëm i Arbër Zenelit, nga jashtë zonës. Në minutat në vazhdim ishte portieri bullgar heroi i takimit, duke neutralizuar ofensivën e skuadrës së Challandes. Një fillim i mirë për Kosovën në vendin e tretë me 1 pikë në Grupin A të kryesuar nga Anglia me 6 të plota, ndërsa Bullgaria në të dytin me 2, por me dy ndeshje të luajtura.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/03/tUqLbVPSHMpAXbX8KiSF_25_37a0d2e78f5b532cdde5bd33a8ad91e4_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *