• |
ide | kryesore

“Është si familje brenda dhomave të zhveshjes”: Ansi Agolli prezantohet tek Cosmos

Sport, Video



Tashmë është zyrtare. Cosmos ka nënshkruar me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare Ansi Agolli. Mbrojtësi i majtë, pas një jete sportive me Qarabag, ka zgjedhur kështu të nis një tjetër aventurë në Shtetet e Bashkuara me skuadrën nga New York.

Të premten e kaluar FrontRowSoccer.com njoftoi se skuadra e National Premier Soccer League kishte gjetur akordin me Agollin, por prezantimi zyrtar është bërë vetëm të hënën. 36-vjecari do të sjellë një eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare në New York.

“Ndihem shumë komfort,” tha Agolli, që është stërvitur me skuadrën në javën e fundit. “Është si familje brenda dhomave të zhveshjes. Jam shumë i emocionuar dhe shoh përpara drejt ndeshjeve për të arritur rezultate të mira me skuadrën”.

“Në Shqipëri, kur thua futboll amerikan, Cosmos është emri i parë që të vjen në mendje. E njoh traditën e këtij klubi dhe do të bëj më të mirën për të ndihmuar skuadrën që ta ruajë.”

Agolli ka luajtur më shumë se 150 ndeshje me Qarabag në Azerbajian në Premier League, ndërsa ka luajtur me skuadrën edhe në UEFA Champions League dhe Europa League, duke luajtur madje 90 minuta në tetor në përplasjen e Europa League në grup kundër Arsenal.

https://youtu.be/NNpoarqxsg0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *