• |
ide | kryesore

Rona Nishliu kujton luftën në Kosovë, ‘Më kthehet në ëndrra’ (Foto)

Paparazzi, Slider



Këtë vit u bënë plot 20 vite që nga lufta e Kosovës dhe bombardimi i forcave të NATOS-s mbi Serbinë. Shumë personazhe të njohur e kanë kujtuar këtë kohë, duke treguar se si e kanë përjetuar periudhën shkurt-mars të 1999, ku shumica e shqiptarëve të Kosovës, mes lotëve dhe dhimbjeve, la shtëpinë e tij dhe u drejtuar drejt Shqipërisë.

Një ndër to është dhe këngëtarja Rona Nishliu, e cila ka postuar në Instagram një foto që pasqyron situatën e asaj periudhe dhe bashkangjitur me të shkruan se ende ka makthe nga lufta. Kjo është ajo që rrëfen artistja: “Kjo ishte situata ime dhe e qindra mijëra qytetarëve të Kosovës 20 vjet më parë…Ndërgjegjia ime kalon një proçes sistematik duke prodhuar kujtime nga lufta dhe duke sjellë atmosferën e asaj kohe çdo natë shkurti dhe marsi në ëndrrat e mija. Një shtëpi që ende nuk mund të shkoj, anëtarë të familjes që ndërruan jetë, forca ushtarake serbe, gërmadha, gjak, vuajtje, frikë, më vijnë në ëndrra dhe zgjohem me djersë të ftohta. Është e rëndësishëm ta kujtojmë të shkuarën tonë, në mënyrë që kurrë të mos përsëritet. Paqe!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *