• |
ide | kryesore

Demi Lovato reagon për peshën e saj,’Jam më shumë se pesha ime’

Paparazzi, Slider



Personazhët e njohur janë në vëmendjen e publikut jo vetëm për atë që bëjnë, por edhe për mënyrën se si duken.  Një kile e shtuar apo e humbur, një e dalë në publik pa grim apo detaje të vogla shpesh bëhen lajm kudo. Dhe për një lajm të tillë, ka reaguar dhe këngëtarja e njohur Demi Lovato.

“Demi Lovato duket në formë më të mbushur pas stërvitjes në LA”- ishte titulli i artikullit.

“Jam më shumë se pesha ime. Ndryshe nga e shkuara, tani nuk ndihem e kërcënuar, nuk jam e acaruar që dikush shkroi një titull për “formën time më të mbushur”. Jam e acaruar që njerëzit mendojnë se është në rregull të shkruash tituj kryesorë për format trupore të njerëzore. Sidomos për një vajzë që ka qenë shumë e hapur që është në rehabilitim nga një çrregullim në të ngrënë. Nuk jam e acaruar për veten time, por për çdokënd që influencohet lehtë nga kultura e dietave. Shumë njerëz sot e bazojnë peshën e tyre ideale nga ajo çfarë të tjerët na thonë si duhet të dukemi apo sa të peshojmë. Artikuj si ky vetëm kontribuojnë në këtë mënyrë toksike të të menduarit. Nëse po e lexon këtë: Mos e dëgjo bisedën negative të kulturës së dietave. Je më shumë se një numër në peshore. Dhe unë jam më shumë se një titull për trupin tim.”- ka shkruar Demi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *