• |
ide | kryesore

Motrat Kardashian alergji ndaj rrobave, njëra prej tyre sërish nudo

Paparazzi, Slider



Pothuajse të gjitha motrat Kardashian kur bëhet fjalë për të prezantuar apo promovuar diçka të caktuar zgjedhin që të pozojnë nudo ose pothuajse nudo.

“Mos vallë kanë alergji nga rrobat?”- kjo pyetje është bërë nga një përdorues Instagram-i dhe për hir të së vërtetës tingëllon si një pyetje mjaft e duhur për t’u shtruar.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ato dinë mjaft mirë se si të duken rrëzëllitëse, sexy dhe provokuese!

Fotot që shikoni në vijim, janë fotot që ka përzgjedhur Kourtney Kardashian për të prezantuar website-in (faqe interneti) e saj më të ri që quhet “Poosh!” Ky i fundit trajton tematika të ndryshme të cilat fokus kryesor kanë stilin e jetesës.

Ditën e sotme Kourtney ka njoftuar se “poosh.com” tashmë është ekzistues dhe ka ftuar të gjithë që t’i hedhin një sy!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *