• |
ide | kryesore

Asli Enver dhe Murat Boz, drejt altarit

Paparazzi, Slider



Asli Enver dhe Murat Boz janë ndër çiftet më të komentuara të showbizit turk.

Aktorja dhe këngëtari , kanë patur një marrëdhënie jo fort të lehtë. Më herët pritej që ata të martoheshin e pikërisht në atë moment erdhi ndarja disa mujore. Më pas, çifti u ribashkuan dhe duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të hedhur hapat e tjerë në marrëdhënien e tyre. Dasma e cila pritej që përpara një viti, ndoshta është më afër seç e mendonim. E besojmë këtë gjë, pasi aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver është shfaqur së fundmi me një unazë fejese. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë asnjë konfirmim për këtë lajm, fakti që Asli duket se nuk e heq asnjë moment unazën nga dora, ka bërë të gjithë fansat të besojnë se propozimi tashmë është bërë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *