• |
ide | kryesore

Kryeministrja britanike May propozon të shtyhet tëBrexit deri më 30 qershor

Planet



Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May propozoi të shtyhej procesi i Brexit deri më 30 qershor.

“Në rast se palët janë në gjendje ta ratifikojnë më shpejt, zgjerimi do të përfundojë më herët”, shkruan May në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, përpara samitit të jashtëzakonshëm të udhëheqësve të BE më 10 prill.

“Qeveria britanike dëshiron të pajtohet me një plan udhëzues për ratifikimin, që lejon Britaninë e Madhe për t’u tërhequr nga BE përpara 23 majit dhe kështu do të anulojë zgjedhjet parlamentare europiane, por do të vazhdojë të bëjë përgatitjet për t’i organizuar ato, nëse ky plan nuk do të jetë i mundur”, shkruan ajo në letrën dërguar Tusk.

Mirëpo, analistët politikë dhe që kanë ndjekur nga afër ‘Brexit” thanë se ka gjasa që propozimi i May të hidhet poshtë.



1 Comment

  1. Dalja e anglis nga evropa ne gjuhen e ralitetit do thot shkundje e evropes drejt kapitullimit.goditje gjith planetit.qendrimi i britanis ne evrop per bbritanin do thot shkundje ekonomike.rregullimi balancave brenda evropes rreth saj dhe pergjithsi jan dikur nje filozof pati thene se njerzimi shtohet ne proporcion gjometrik 2.4.16….dhe te mirat materiale ne proporcion matematik nga kjo teori verbale dolen shum teori dhe praktika kontrolli kufizimi njerzor me nje mentalitet te mbyllur pushteti .duke ven pushtetin e paras dhe interesit mbi cdo pushtet tjeter ligji fu nksioni dhe domosdoshmerie .te jetes ne tok .tani qe e kuptuan qe qe po ju permbysen interesat kerkojn te bejne levizjet e fundit te shpetimit .por perseri gabim duke shkatrruar unitett dobit do vijne koha shpejt te binden qe permes uniteteve teknologjis vlerave virtytit te mirat materiale ti arrin ne proporcion gjometrik dhe ndjehen me mire por momentalisht ka nje fatkeqesi per pjesen me te malle se ajo qe ju duhet e luftojne dhe urrejne me shum kjo eshte e verteta drejtesia haku vlerT virtyti por domozdoshmerish faktet do tu sjellin bindje qe ta pranojne si domosdoshmeri shpresoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *