• |
ide | kryesore

Rihanna kopje e nënës së saj

Paparazzi, Slider



Rihanna uroi sot nënën e saj publikisht për ditën e saj të lindjes.

Këngëtarja e famshme publikoi një foto të vjetër të nënës së saj në Instagram, ndërsa shkroi për të fjalët më të ëmbla.

 “Gëzuar ditëlindjen nënës sime të bukur e të ëmbël. Faleminderit që më mësove se forca, dashuria, falja, sakrifica, puna dhe të ndihmosh të tjerët në çfarëdo mënyre që mundesh… është ajo sesi duket bukuria e vërtetë. Të dua dhe të vlerësoj! Faleminderit Zotit që zgjodhi këtë qenie të mrekullueshme që të ishte nëna ime!”, shkroi këngëtarja.

Në fakt veç urimit, ajo që bie në sy është ngjashmëria mes nënës dhe këngëtares. Pavarësisht makijazhit dhe flokëve të gjatë, nga tiparet arrijmë të dallojmë se kujt ia ka marrë bukurinë këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *