• |
ide | kryesore

Hije skandali/ Policët panë vrasësin e avokatit Ravik Gurra, por nuk reaguan

Lajme, Të fundit



Nuk ka ende asnjë autor të dyshuar, të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen që tronditi vendin. Avokati Ravik Gurra u ekzekutua mbrëmjen e 22 Marsit në një lokal në qendër të Elbasanit, ndërsa atentatori kaloi i qetë pranë patrullës së policisë.

Vetëm pak metra larg lokalit në rreth rrotullimin e “1 Majit”, automjeti i rendit ishte parkuar dhe brenda ndodheshin dy efektivë, raporton AbcNews.

Personi që qëlloi ndaj Gurrës me armë zjarri pistoletë me silenciator, kaloi në këmbë, pranë makinës së uniformave blu, pa krijuar asnjë dyshim tek punonjësit e policisë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan për “ABC”-në se ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati i tipit mafioz, në një ambient tjetër po “Bar-Kafe”, ishin edhe dy oficerë të krimeve të Drejtorisë së Policisë Elbasan, por ata u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mosreagimi i policëve po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Dyshohet se vrasja e Ravik Gurrës, të jetë bërë për shkak të profesionit të 50-vjeçarit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera nga Policia e Shtetit.

I ndjeri ishte i njohur si avokati që mbronte personat me rekorde të theksuara kriminale, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Tiranë e Durrës. Hetimet po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pavarësisht këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, përsëri nuk është bërë e mundur identikiti i autorit të dyshuar të vrasjes edhe pse ishte i pamaskuar.

Menjëherë pas krimit, një automjet u gjet i djegur në periferi të Elbasanit në afërsi të fshatit Bradashesh, nga ku dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në atentat.



7 Comments

  1. Kjo ndodh sepse, kur themi policia, nenkuptojmë krimin dhe , kur themi krimi, duhet të kuptojmë policinë, e cila paguhet, përveç rrogës,majmërisht prej kriminelëve, të cilët i ndihmon, duke u dhënë informacion e duke dekonspiruar operacionet. Pastaj, ne kemi një gjyqësor të paralizuar, jemi të varfër e të korruptuar. Sundohemi nga një qeveri kleptokratike edhe marrshojmë mbi skandale drejt Doomsday Clock( Orës së Apokalipsit).

  2. Pamvaresisht nga situata e krimit,qe eshte edhe ne Elbasan,nuk duhet habitur shume,per vrasjen e avokateve!Po te shikohen me kujdes,sidomos pasurite e tyre,do vini re,qe prokuroret dhe gjykatesit,nuk jane asgje,perpara disa (dhe nuk jane pak ) avokateve.Avokatet,nuk kerkojne shperblimin per sherbimin qe kryejne (te vleresuar simbas punes,kohes,perpjekjeve,mundimeve),por kerkojne pa piken e turpit edhe pjese (sidomos kur ka probleme me pronat),ne nje perqindje jo te vogel.Kujtoni rastin e Kleanthit,qe kur thirrej avokat ne njeren pale,ai binte ne ujdi me palen tjeter,dhe duke perfituar nga “reputacioni”qe kish nder gjygjtaret,sidomos ata me te rinjte,fitonte gjygjet,si t’i leverdiste atij,mbasi fitimin e kish te siguruar nga te dy palet (pamvaresisht se kush kishte te drejte,dhe kush fitonte).Ne rastin e ketyre (avokateve),nuk vlen parrudha e kryeministrit,qe,si nje vjerrshe e mesuar permendesh (nga teta edukatorja),e perserisin edhe rilindas te tjere,si rasti i zv/ministrit te b\rendshem,qe kriminelet,likujdojne vete njeri -.Krimi qe mund te beje nje avokat,nuk mund te krahasohet me nje krim vrasje,por ama,krim eshte.

  3. Pamvaresisht nga situata e krimit,qe eshte edhe ne Elbasan,nuk duhet habitur shume,per vrasjen e avokateve!Po te shikohen me kujdes,sidomos pasurite e tyre,do vini re,qe prokuroret dhe gjykatesit,nuk jane asgje,perpara disa (dhe nuk jane pak ) avokateve.Avokatet,nuk kerkojne shperblimin per sherbimin qe kryejne (te vleresuar simbas punes,kohes,perpjekjeve,mundimeve),por kerkojne pa piken e turpit edhe pjese (sidomos kur ka probleme me pronat),ne nje perqindje jo te vogel.Kujtoni rastin e Kleanthit,qe kur thirrej avokat ne njeren pale,ai binte ne ujdi me palen tjeter,dhe duke perfituar nga “reputacioni”qe kish nder gjygjtaret,sidomos ata me te rinjte,fitonte gjygjet,si t’i leverdiste atij,mbasi fitimin e kish te siguruar nga te dy palet (pamvaresisht se kush kishte te drejte,dhe kush fitonte).Ne rastin e ketyre (avokateve),nuk vlen parrudha e kryeministrit,qe,si nje vjerrshe e mesuar permendesh (nga teta edukatorja),e perserisin edhe rilindas te tjere,si rasti i zv/ministrit te b\rendshem,qe kriminelet,likujdojne vete njeri -.Krimi qe mund te beje nje avokat,nuk mund te krahasohet me nje krim vrasje,por ama,krim eshte.

    1. Ooouuuuuu s’u dahdka habitur se vriten avokate? Avokatet na paskan shume leke? Po kush avokat ne bote nuk ka shume parà? Por nuk eshte e modes qe te vriten ne mes te qytetit dhe ne sy te policuse avokatet, or kaqol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *