• |
ide | kryesore

Kapet në Maltë kontenieri me kokainë me destinacion Shqipërinë

Lajme, Planet



Në portin e Maltës është kapur një sasi kokaine me destinacion Shqipërinë. Sipas mediave vendase, sekuestrimi i kokainës me vlerë 10.3 milionë euro është bëra nga Departamenti i doganës. Në total policia zbuloi 91.25 kg kokainë të fshehur brenda 3 kontenierëve në Freeport.

Nga hetimi rezultoi se kontenieri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontenieri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Nga peshimi, doli se në kontenierin e parë kishte 20 pako kokainë me peshë 24 kg, në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *