• |
ide | kryesore

Premier League/ Hennessey bën përshëndetjen naziste, injoranca e shpëton: “Nuk e di ç’është”

Sport



Nuk e dinte përshëndetjen naziste. Për këtë arsye, për shkak të injorancës, futbollisti uellsian Wayne Hennessey, portieri i Crystal Palace, ka evituar skualifikimin ose dënimin. 32 vjecari, në 5 janar, pas një feste për të kurorëzuar suksesin në Kupën e Anglisë përballë Grimsby, klub i League Two, ka postuar në Instagram një foto ku ka bërë gjestin me krahun e shtrirë përpara. Autori i fotos është shoku i skuadrës gjermani Max Meyer, e kështu ndoshta edhe ai duhet të ishte përfshirë në hetim.

Football Association kishte nisur një hetim, në përfundim të së cilës është vendosur të mos ndëshkohet Hennessey, për manifestim injorance. Uellsiani është mbrojtur duke pretenduar se nuk e dinte se gjesti i tij ishte imitimi i përshëndetjes naziste. Ka treguar madje imazhe të tjera në mbështetje të tezës së tij, ku duket i njëjti gjest me krahun e djathtë të shtrirë. Për tu shfajësuar, portiere ka dhënë versionin se me krahun, donte të tërhiqte vëmendjen e një kamarieri. “Në fakt, Hennessey ka treguar një nivel të konsiderueshëm injorance – është konkluzioni i panelit të FA – mbi gjithcka që ka të bëjë me Hitler, fashizmin e regjimin nazist. Për sa e cuditshme të duket që dikush të injorojë një pjesë kaq të rëndësishme të historisë e të botës ku jetojmë, nuk mund të përjashtojmë që bëhet fjalë në rastin e tij”.

Kështu, asnjë skualifikim e madje as gjobë, por një ftesë për të studiuar historinë. Duke marrë në konsideratë personazhin, ndoshta ky është ndëshkimi i vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *