• |
ide | kryesore

Video/ Crystal Palace e Brighton skuadrat me më shumë barazime në Premier: Welbeck shpëton De Zerbin

F1, Sport, Video
Welbeck



Crystal Palace barazon 1-1 me Brighton në ndeshjen hapëse të javës së 18 të Premier League. Golit të Ayew në fund të pjesës së parë, iu përgjigj Welbeck tetë minuta nga fundi. Dy formacionet bëhen skuadrat me më shumë barazime në Premier League me nga 6 ndarje pikësh.

Roy Hodgson kërkonte të shtynte përpara të tijtë, që luajtën një pjesë të parë kurajoze. Brighton e pati të vështirë të impononte ritmin e tyre të lojës dhe në fund të pjesës së parë e pa veten në disavantazh. Ayew përfitoi në minutën e 45′ për të mundur Verbruggen.

Pas rifillimit, De Zerbi shtyu përpara Brighton, për ti dhënë më shumë asistencë Joao Pedros. Jashtë Adingra dhe Mitoma, në fushë Welbeck dhe Buonanotte. E në minutën e 82′, pikërisht ish-lojtari i Manchester United barazoi rezultatin, duke mundur Henderson. Brighton mban vendin e tetë me 27 pikë, ndërsa Crystal Palace është i 15 me 18 pikë, gjithësesi larg zonës së rrezikut.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *