• |
ide | kryesore

Vettingu/ KPA-ja përjashton nga sistemi gjyqtarin Astrit Faqolli

Lajme, Të fundit



Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra në formë përfundimtare gjykatësin pranë Gjykatës në Rrethin Gjyqësor të Tiranës, Astrit Faqolli.

Nga hetimet e kryera, KPA-ja ka konstatuar se subjekti vlerësues shfaq mospërputhje në kriterin e pasurisë mes të dhënave të deklaruara dhe atyre reale.

 

 

Më herët, Faqolli u konfirmua në detyrën e gjykatësit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), vendim i cili u apelua nga Komisioneri Publik, që çoi më pas në përjashtimin e gjykatësit Faqolli nga sistemi i drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *