• |
ide | kryesore

Bernabeu fishkëllen Bale: në verë është lamtumirë

Sport



Fishkëllimat e Santiago Bernabeu janë të gjitha për Bale. Sulmuesi i Blancos, në fushë për pak më shumë se 20 minuta, në sfidën e fituar 3-0 kundër Athletic Bilbao është kontestuar nga tifozët e tij, të lodhur nga uljet e ngritjet e nga polemikat e merkatos. Një sinjal thyerje që është e pakthyeshme dhe që në verë do të sjellë divorcin.

Deklaratat se uellsiani dëshiron të qëndrojë tek Real Madrid, duhet të kenë marrë një goditje të fortë këtë herë, në kohën kur Bale asnjëherë nuk është se është përshtatur plotësisht me klubin spanjoll. Shumë pankina, edhe pas ikjes së Cristiano Ronaldo dhe kritikat e marra pas përfaqësimeve për tu harruar, kanë bërë që Bale të përfundojë alternativë e të rinjve si Lucas Vazquez, të cilin e zëvendësoi në minutën 70’.

Fishkëllimat e tifozëve në Bernabeu janë tregues se mes tyre dhe uellsianit nuk ka feeling, edhe pse tekniku Zinedine Zidane ka tentuar ti dalë në mbrojtje numëri 11: “Nuk e di se përse e vërshëllyen”, tha francezi pas ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *