• |
ide | kryesore

PD i bën qëndresë qeverisë: Sot do të ndalojmë makinat, ndërsa nesër zgjedhjet

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi është shprehur se opozita nuk do të lejojë që të ketë zgjedhje. Më parë kryeministri Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shprehën se më 30 qershor do të ketë zgjedhje dhe se do të dënohen deri në 8 vite burg të gjithë ata, të cilët do të tentojnë të pengojnë një gjë të tillë. Kundërshtia mes qeverisë dhe pjesës së opozitës që qëndron jashtë parlamentit, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve, është shumë e fortë. Të dy palët pretendojnë me mjaft siguri, ndalimin dhe realizimin e zgjedhjeve.

“Zgjedhjen nuk ka për të pasur. Një qeveri, kryeministër ilegjitim, që e shndërroi Shqipërinë në një narko shtet nuk mund të organizojë zgjedhje të lira.

Alternativa e tij është gazi, taksat, papunësi… nuk ka asnjë ide, asnjë program. Edhe kur nis të bëjë gjoja një punë, nuk e drejton vizioni dhe ligji por antiligji dhe korrupsioni. Ka vjedhur taksat. Nuk punon në interes të qytetarëve.

Sot ndalimi i makinave, nesër me ndalimin e zgjedhjeve. Rruga jona pa kthim. E vetmja rrugë drejt BE , janë zgjedhjet e lira”, u shpreh Bardhi.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *