• |
ide | kryesore

Tare, ‘manovruesi’ i trajnerëve: tani kërkon të sistemojë Panucci

Sport



Edy Reja mbërriti në krye të Kombëtares së Shqipërisë në sugjerimin e drejtorit sportiv të Lazio, Igli Tare, duke zëvendësuar Christian Panucci të shkarkuar. E tani drejtuesi shqiptar kërkon të sistemojë ish-teknikun e Shqipërisë, në administrimin e tij: duke e marrë tek Salernitana në Serie B.

Drejtori Sportiv i Lazio ka lëvizur për ti dhënë skuadrës ku Claudio Lotito, presidenti i Lazio, është bashkëpronar, një trajner për të zëvendësuar Angelo Adamo Gregucci. Nga pikëpamja kontratuale Salernitana ka kushtin e detyrimit me teknikun, që është nën kontratë edhe për vitin e ardhshëm, por do të diskutojë një akord për zgjidhjen konsensuale të kontrats. Drejtuesi i ri i pankinës granata mund të zgjidhet mes emrave që ka në mendje Lotito: mes tyre është Cristian Panucci, që vjen nga aventura aspak e lumtur me Shqipërinë e i propozuar me insistencë nga Igli Tare.

Është në lojë edhe ish-trajneri i Genoa e Crotone, Juric, ndërsa idea tjetër është ajo e Alessandro Nesta, i preferuar i Lotito, që vjen nga një sezon e gjysëm me ulje e ngritje tek Perugia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *