• |
ide | kryesore

Ngjarja e turpshme, tifozët e Schalke pro-atentatorit: Bartra i tërbuar, “E papranueshme dhe e trishtë”

Sport



Episod i turpshëm në Bundesliga gjatë derbit të Ruhr mes Borussia Dortmund e Schalke 04. Disa tifozë miq kanë shpalosur një banderolë për të kërkuar lirimin e Sergei W., njeriut që në prillin e dy viteve më parë, para gjysëmfinales së Champions League mes verdhezinjve e Monaco, bëri atentat me bomba kundër autobusit të gjermanëve. Pikërisht në 11 prill të 2017 Sergej Wenergord vendosi bomba artizanale në rrugën që do të conte Dortmund në stadium, duke plagosur mbrojtësin Marc Bartra, tani tek Betis Siviglia, e një polic. Atentatori është dënuar me 14 vjet burg.

Një ngjarje tragjikë që tronditi gjithë botën, e për këtë arsye parrulla e ultrasve të Schalke ka krijuar indinjim të madh jo vetëm në Gjermani.

Ndër të parët që shfaqi disaprovimin e tij është vetë Marc Bartra, që i ofenduar ka komentuar atë që ndodhi me një postim në Twitter: “E patolerueshme, e papranueshme e trishtë. Shpresoj që autoritetet kompentente të marrin masat e nevojshme për këtë ngjarje. Dicka është rivaliteti në futboll e krejt tjetër është të kërkosh lirimin e për dikë që luajti me jetën e 28 personave” ka shkruar ish-mbrojtësi i Dortmund.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *