• |
ide | kryesore

“Allegri arrogant e paedukatë. Nuk merret CR7 për të mundur Chievo…”: replika e hidhur e Adanit

Sport



Sherri në transmetim direkt pas Inter-Juventus, ka tashmë serinë e dytë, që duket më pikante se e para. Kundërpërgjigja e Adanit është e stilit të mbrojtësit, pa lojërta fjalësh. Cështja vazhdon e tonet mbeten të larta, duke ndarë madje edhe publikun në dy tifozeri. Adani, opinionisti i vlerësuar për kompetencën e tij në koment ka përfituar për të dhënë goditjen e tij në Radio Deejay, duke iu përgjigjur sulmit të teknikut të Juventus e akuzave për paaftësi: “Me trajnerin e Juves – ka saktësuar Adani – argumenti nuk mund të ishte vetëm barazimi me Inter 1-1, por dicka më e thelluar, si ndeshja me Ajax e ecuria në Champions. Nëse dikush pastaj flet në një mënyrë e do të flasë vetëm ai, faji nuk është i askujt, por duhet të kesh një argument e një kundërargument, që pastaj ta spostosh bisedën ku mendon më mirë se mundesh. Kur del nga një ndeshje e dyfishtë si ajo me Ajax e mendimi që ke është se në ndeshjen e parë duhet ti ndëshkojë mbrojtësit me të verdhë e të fitosh penallti, pastaj në kthim të thuash se ndeshjet e mëdha i fitojnë lojtarët e mëdhenj, kur Ajax ka 1/10 e forcës tënde, nuk më duken argumente për të justifikuar ecurinë tënde…”

Kështu, një replikë e ulët në tone, por jo në përmbajtje. Adani, nuk pranon kurrësesi akuzat për inkompetencë: “Nuk është e thënë që një analist si unë duhet të bëjë patjetër trajnerin, sepse unë kam zgjedhur një tjetër rrugë, një trajner në fakt duhet të jetë një analist i madh. E tek Juventus nuk është kërkuar të fitojnë kampionatin, nuk merret Ronaldo për të mundur Chievo, por për tu imponuar në Europë. Allegri ishte i paedukatë dhe arrogant. Por të thuash nuk mund të flas sepse nuk kam fituar kampionate është mungesë respekti për të gjithë, edhe ndaj atyre që blejnë abonimet dhe bëjnë tifo…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *