• |
ide | kryesore

FOTO/ Cristiano Ronaldo blerësi misterioz i ‘Voiture Noire’: 11 milionë euro për modelin unik…

Sport



Cristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve. Pas golit të shënuar ndaj Inter, numri 600 me skuadra klubesh në karrierën e tij të jashtëzakonshme, kampioni portugez i Juventus, tmerrësisht i apasionuar pas makinave të shpejtësisë, ka shpenzuar 11 milionë euro për një makinë jashtë serie. Sipas asaj që bën të ditur Marca, në fakt, mund të jetë pikërisht sulmuesi bardhezi blerësi misterioz i ‘Voiture Noire’, xhevahiri i Bugatti prodhuar në model unik.

Sipas të përditshmes iberike, cmimi, më i larti i paguar ndonjëherë për një makinë, nuk e ka frikësuar CR7, që në Torino fiton më shumë se 30 milionë në vit e që në garazhin e tij të makinave ka të tjera jashtë serie, por absolutisht jo unike. Asnjë si ky version i Bugatti, që do të bëhet Topi i Artë i koleksionit të portugezit: një fuqi e natyrës me 1500 kuaj fuqi që arrin deri në 420 km/h, por që do të jetë gati pas dy vjetësh.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *