• |
ide | kryesore

Komandanti lituanez: Ajo që i ndodhi Zarife Hasanajt, 1 herë në 1 milion

Lajme, Të fundit



Në kohën kur në Tiranë, flamuri kombëtar ngrihej në gjysmështizë për nder të Nëntetares Zarife Hasanaj, që humbi jetën në mision jashtë vendit, pala letoneze jepte shpjegime për ngjarjen e rëndë.

Komandanti vendas Leonid Kalnins, tha se ka nisur hetim intensiv për shpërthimin e ndodhur më 6 maj, në orën 09.30, në kampin Adazi, ngjarje që sipas tij ndodhin një në 10 milionë raste, ndërsa përjashtoi pistën e një sulmi me sfond ushtarak.

“Kam urdhëruar një inspektim të plotë të zonës për të parë nëse ka ende mina të pashpërthyera, e deri atëherë nuk do të ketë më stërvitje”, tha Kalnins. I pyetur nëse familjet do të kompensoheshin financiarisht, Kalnins theksoi se shpërblimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por pala letoneze shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin e pajetë drejt Shqipërisë.

Ndërsa koloneli tjetër i bazës, kanadezi Josh Major, tha se në momentin kur ndodhi ngjarja, aty ndodhej një grup prej 15-16 ushtarësh, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët e Hasanajt. /mapo.al



2 Comments

  1. Sa turp, asnje se levizi bythen nga Tirana, nderkohe qe nje ushtarake shqipetare humbi jetën ne vend te huaj dhe dy te tjere luftojne me vdekjen. Mire presidenti apo kryeministri se ndoshta kane plot pune te “rendesishme”, por ministrja e mbrojtjes nuk mund te nisej me nje çarter direkt per në Letoni! Fundja fundit do shkonte me lekët e taksapaguesve shqipëtarë, sikur janë dhe të dëmtuarit ne Lituani. Prezenca e ndonjë autoriteti shqipëtar më së paku për interesimin e shëndetit të plagosurve dhe rrethanave në të cilat u përfshin në këtë incident do ti bënte më serioze dhe transparente hetimet. Shteti shqipëtar e ka obligim të kërkoj informacion dhe hetim për çdo qytetar e jo më ushtarak. Mirë ministria e mbrojtjes, por as ndonje gjeneral apo ushtarak i lartë nuk mori rrugën për tu interesuar direkt në vend. Pse jo, të shkonte dhe ndonje jurist apo prokuror i posaçëm shqipëtar që të përfshihej në hetime për ngjarjen. Aq qesharak është ky shteti ynë sa dhe familjarët e të ndjerës u lajmëruan nga televizioni dhe mediat. Me pak fjalë shtetarët tanë të çojnë mish për top, për ta ka rëndësi vetëm të quhemi që marrim pjesë, thjesht imazhi i intereson, por nuk kuptojnë që ai dita ditës po i kthehet në bumerang.

  2. Pas luftes se pare dhe dyte boterore Lituania ngeli e mbjelle gjithandej me mina kembesorie dhe detare te pashperthyera, sikurse dhe me predha, te cilat ndeshen pothuajse cdo dite atje. Ushtria e Lituanise shkroi sot ne Twiter, se vetem javen qe shkoi ushtaraket lituanez çmontuan 343 mina e predha te gjetura neper rrugekalime dhe pyje nga fermere,puntore e civile te ndryshem. Pastrimi i zonave me te tilla eksplozivë zakonisht jane ne fokusin e misioneve stervitore te NATO ne rajon.
    Mirpo pyetjet qe lindin ketu per rastin konkret, janë se, a nuk ka forca te vendeve te tjera te natos më me eksperince, por dergohen shqipetar ne keto zona me rreik kaq te lart? Keta drejtuesit e lartë ne Shqiperi, a i marrin parasysh koefiçentin e rrezikut per jeten? Apo mjaftohen me nje fraze te ministrit Lituanez te mbrojtjes se ndodhka nje ne njemilion!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *