• |
ide | kryesore

Dhimbje në shtëpinë e nëntetares 32-vjeçare që humbi jetën në Letoni

Lajme, Të fundit



Familja Hasanaj në Babrru hapi dyert e mortit mëngjesin e kësaj të hëne. Vajza 32-vjeçare e familjes, Zarifja humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni për çaktivizimin e municioneve luftarake.

E reja me origjinë nga Tropoja jetonte prej 1998-ës me prindërit në periferi të Tiranës. Nëna dhe motra ishin të parat që morën lajmin e hidhur, pasi i ati dhe vëllai kishin udhëtuar për në Tropojë në një tjetër varrim.

Në rrugën që të çon pranë banesës, qëndrojnë forca ushtarake. Familjarët kanë kërkuar që në këto momente të vështira mediat të qëndrojnë larg. Të vetmit që kalojnë rrugicën për të shkuar në shtëpinë e familjes Hasanaj janë të afërm dhe miq të familjes.

Sipas asaj që raporton tvklan, nëntetarja Zarife Hasanaj ishte bërë pjesë e Forcave të Armatosura në vitin 2008. Më pas ajo u përfshi në batalionin e pastrimit të zonave të infektuara nga municione të paplasura në Letoni. Hasanaj ishte nisur në dhjetor së bashku me kontigjentin dhe misioni i tyre mbyllej pas një muaji.

Në Tiranë banonin edhe dy ushtarakët e plagosur në Letoni, komandanti i kontigjentit Klodian Tanushi me origjinë nga Dibra dhe rreshter Julian Kapaj i lindur në Berat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *