• |
ide | kryesore

Gjykata dënon me 10 vite burg Klement Balilin

Lajme, Të fundit



Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 15 vite burg Kelmend Balilin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim konvertohet në 10 vite. Gjykata e shpalli të fajshëm Balilin, për të 4 akuzat e ngritura nga Prokuroria. Konkretisht, për trafikim të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit kriminal, u dënua me 14 vite. Për grup kriminal me 2 vite e 6 muaj. Për refuzimin për të deklaruar pasurinë me 6 muaj dhe për pastrim parash me 5 vite.

Gjatë seancës, mbrojtja e Balilit pretendoi pafajësi, ndërsa shtoi se edhe provat e vetme të prokurorisë, që ishin përgjimet, nuk vërtetonin që Balili është pjesë e grupit kriminal.

Balili do të vuaj dënimion në një burg të sigurisë së lartë. Gjykata për Krime të Rënda u tërhoq që të marrë vendimin përfundimtar për Kelmend Balilin, ndërsa mbrojtja kërkoi pafajësi.

Në një seancë e cila zgjati rreth dy orë, avokati Theodhori Sollaku, kërkoi rrëzimin e akuzave të Prokurorisë, si të pambështetura në prova.

Vetë Balili, i pranishëm në seancë nuk foli, ndërsa të pranishëm ishin edhe familjarë të tij.

Lexo me teper rreth Klement Balilit ne linqet me poshte.

Investigimi/ Fundi i arratisë mbi 2-vjeçare të Klement Balilit

https://lapsi.al/2019/01/16/faktet-tallja-cinike-e-klemend-balilit-me-policine-si-u-dorezua-ardi-veliu-para-kerkesave-te-eskobarit-te-ballkanit/



1 Comment

  1. Miku personal i Saliut qe me vone kaloi me Ilirin. Ti jepnin status te penduari te na tregonte pak per LSIne qe ankohet per blerje vote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *