• |
ide | kryesore

“Lufta” e tarifave me Kinën,Trump: Pekini ka shkelur marrëveshjen, do të na e paguajë!

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të presë Zv.kryeministrin kinez, Han Zheng-un, për të vijuar bisedimet rreth marrëveshjes tregtare të mbetur pezull.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se marrëveshja është shkelur nga ana e Pekinit zyrtar, duke paralajmëruar ndërmarrjen e masave ndëshkimore. “Tarifat prej 10% mbi mallra kinezë me vlerë 200 miliardë dollarë, do të shkojnë në 25%, e do të ketë dhe të tjera shtesa. Marrëveshja e tregtisë me Kinën, po ecën shumë ngadalë, ndërkohë që ata përpiqen të negociojnë. Jo, ska për të ndodhur!!”- shkroi të premten në llogarinë e tij personale në “Tëitter” Trump.

Paralajmërimi për rritjen e tarifave mbi mallrat kineze ka shkaktuar rënien e menjëhershme të tregjeve globale të aksioneve. Vendosja e tarifave është argumentuar nga Trump si një kundërmasë ndaj atyre që i cilëson si “praktika të padrejta tregtare” të Kinës ndaj SHBA-ve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *