• |
ide | kryesore

NATO përcjell me nderime për në Shqipëri nëntetaren Zarife Hasanaj

Lajme, Të fundit



NATO ka përcjellur me një ceremoni përnderuese lamtumire nëntetaren, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë zbatimit të misionit “Enhanced Forward Presence”, ku mbeten të plagosur major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Në ceremoninë që u mbajt në bazën e Camp Adazit të NATO-s, morën pjesë efektivë nga 10 vendet që janë pjesëtarë të misionit. Pas kthimit nga Letonia, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë në familjen Hasanaj, duke iu dhënë njoftimin se nëntetarja e rënë do të shpallet “Dëshmore e atdheut”.

 

 

Trupi i nëntetares pritet të mbërrijë në Shqipëri për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *