• |
ide | kryesore

Vatikani në vështirësi, nis polemika për ligjin me dy standarte për abuzimet seksuale

Planet



Pas një serie akuzash për agresione seksuale të natyrës pedofilike, Ati i Shenjtë, Papa Françesku, ka reaguar duke nënshkruar një masë detyruese për raportimin e çdo rasti abuzimi në radhët e klerikëve të Kishës Katolike.

Thënë këtë, secilës prej dioqezave do t’u duhet të ngrejnë një sistem për raportimin e abuzimeve, në respekt të ligjit të porsapublikuar nga Selia e Shenjtë. Megjithatë, kërkesa obligatore e Vatikanit, nuk do të gjejë zbatim për priftërinjtë, të cilët përjashtohen nga detyrimi për arsye të ruajtjes së sekreteve të rrëfimit. “Është koha të mësojmë nga leksionet e ashpra të së kaluarës”, u shpreh Papa Françesku gjatë prezantimit të dokumentit ligjor, “Motu Proprio”.

Ky qendrim deri-diku reformator, vjen pas raportimit të disa rasteve ngacmimi seksual nga klerikët, duke përfshirë kishat katolike në Australi, Kili, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *