• |
ide | kryesore

Ylli Shehu: “Partizani nuk duhet të tolerojë”

Sport



Apel i ish-kampionit të Partizanit, Ylli Shehu, që me fanellën e kuqe ka fituar dy tituj kampion dhe dy Kupa të Shqipërisë, përpara derbit të kryeqytetit me Tiranën, për të mos toleruar: “Derbi është jo vetëm i kryeqytetit, por i gjithë Shqipërisë – tha Shehu -. Tifozët e Partizanit kanë kaq kohë që e presin titullin kampion, e ëndërrojnë që ta fitojnë në derbi, sepse do të mbetet në histori, si një titull i fituar tre javë nga fundi në derbin me Tiranën. Prandaj Partizani nuk duhet të tolerojë”.

Nuk ka rëndësi se cfarë objektivash janë në lojë: në derbin e kryeqytetit, për mbijetesë apo titull, kërkohet fitorja. Partizani kërkon matematikën, ta mbyllë sa më shpejt titullin kampion, për të rikthyer stemën prestigjoze të kampionatit, që mungon prej 26 vjetësh në palmaresin e të kuqve. Dominimi i kryeqytetit në 5 vitet e fundit e ka bërë të bindur në potencialin që ka skuadrën e Gegës, por fakti që Tirana është në pozita të vështira e bën sfidën me shumë skenarë e të paragjykuar. Ish-sulmuesi i Partizanit, Ylli Shehu, ka bindjen se kur lojtarët të zbresin në fushë, rëndësi do të ketë vetëm fitorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *