• |
ide | kryesore

Pavarësisht kritikave, “Game of Thrones” theu çdo rekord audience

Paparazzi, Slider
Game_of_Thrones_title_card.jpg



Pavarësisht kritikave nga fansat, episodi i fundit i “Game of Thrones” shkatërroi të dielën çdo rekord shikueshmërie, duke mbajtur para ekraneve plot 19.3 milionë njerëz. Sezoni i fundit i HBO frymëzuar nga “A Song of Ice and Fire” të George R.R. Martin u kritikua pasi fansat mendonin se trajtimi i zhvillimeve të mëparshme të karaktereve nuk ishte në nivelin e duhur. Megjithatë filmi përsëri theu rekord shikueshmërie. Episodi i 73-të dhe i fundit i “Game of Thrones”, që u publikua mbrëmjen e së dielës në SHBA, theu rekordin e audiencës së këtij seriali dhe në historinë e kanalit HBO që e ka publikuar që prej vitit 2011. Çdo vit “Game of Thrones” ka pasur rritje të audiencës, një gjë e rrallë për shfaqjet televizive. Në një rast tjetër, një seri do humbiste shikueshmërinë gjatë vazhdimit të filmit. Sezoni i tetë kishte shikueshmëri të lartë sepse ishte e fundit e shfaqjes. Më shumë se një dekadë tregimesh po i vinte fundit dhe të gjithë dëshironin të dinin se çfarë do të ndodhte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *