• |
ide | kryesore

20-vjetori i masakrës në Vushtrri, Haradinaj: Autorët do të përballen me drejtësinë

Planet



Duke përkujtuar 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri, ku brenda pak orëve u vranë barbarisht 77 shqiptarë të Kosovës nga forcat policore, ushtarake dhe paralimitare serbe, kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se autorët e krimeve të kryera gjatë luftës së viteve ’98-’99, do të vihen para drejtësisë.

“Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera. Nuk do të lejojmë që masakrat më makabre në tërë Kosovën të kalojnë pa u dënuar. Kosova nuk harron! Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve!”- shkruan mes të tjerash Haradinaj në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

Më 22 maj të vitit 1999 në qytetin e Vushtrisë, krahas të vrarëve, u plagosën dhe u arrestuan me qindra vetë. Viktimat u dërguan në një varrezë masive në poligonet ushtarake në Beograd, ku u zbuluan disa vjet më vonë.

Në nderim të martirëve, Komuna e Vushtrrisë organizoi sot një akademi përkujtimore, që u mbajt në mesditë në gjimnazin “Eqrem Çabej”. Paralelisht me këtë event, u mbajtën homazhe në varrezat e  Dëshmorëve dhe të rënëve për liri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *