• |
ide | kryesore

Inzaghi nuk rinovon: prapa refuzimit të teknikut qendron një ofertë

Sport



Përpara së bashku, por pa rinovim. Duket se ka qenë kjo linja për të çuar përpara Lazio së bashku me trajnerin e saj Simone Inzaghi. Të paktën kjo është ajo që raportohet nga Corriere dello Sport. Mes palëve raportet janë më shumë të afërta, se sa të plasaritura, ndërsa tekniku piaçentin i ka paraqitur Claudio Lotito dhe Igli Tares pikërisht kërkesat e tij në prag të sezonit të ri.

RINOVIMI – Pas tre vjetësh në shtëpinë bardhekaltër është mbyllur një cikël dhe Inzaghi do të donte të rinovonte skuadrën. Është i vetëdijshëm se një lojtar i rëndësishëm si Milinkoviç-Saviç mund të largohet nga Formello, por kjo nuk do të thotë se duhet nisur gjithçka nga zero.

RINOVIMI PEZULL – Në pritje për të kuptuar se cila do të jetë merkato e klubit kryeqytetas, mbi të gjitha, Inzaghi e ka lënë mënjanë çështjen e rinovimit. Kjo cështje, në fakt, është më shumë e arritshme se sa e përjashtuar. Milan duket se këmbëngul tek tekniku, për të zëvendësuar Gattuso, por Lazio është shtëpia e tij dhe rinovimi mund të vijë dhe në muajt e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *