• |
ide | kryesore

Rama tregon si do t’i mbrojë zgjedhjet e 30 qershorit

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama theksoi mbrëmjen e djeshme në studion e “Open”, se është Kodi Penal që parashikon masat që ndërmerren ndaj atyre që i bien ndesh një institucioni themelor, si zgjedhjet.

I vendosur përballë pyetjes se çfarë masash do të merren për sigurinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, meqenëse opozita pretendon se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, Kryeministri Rama theksoi se nëse kjo situatë do të ndodhte, kjo nuk do të ishte më një çështje politike, por kriminale e opozitës, pasi si e tillë parashikohet nga Kodi Penal.

“Parapërfytyroni sikur kjo të kthehej në normë dhe çdo opozitë t’i jepte vetes të drejtën që unë mund të kërcënoj me shkatërrim të rendit kushtetues dhe unë mund të kërcënoj vendin tim, që o bëhet si them unë, o nuk bëj zgjedhje. Kjo është kriminale, kjo hyn te Kodi Penal, nuk është më politike. Shkruhet në Kod se çfarë i gjen ata që i bien ndesh institucioneve themelore demokratike”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se ndërhyrja e Presidentit për datën e zgjedhjeve është korrekte nga ana e tij, pasi është brenda kornizës kushtetuese që i jep presidentit fuqinë për të qenë një zë në këtë fazë.

“Në kuadër të përpjekjeve të Presidentit dhe e kuptueshme, por ne nuk kemi asnjë tundim për të vënë në dyshim datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet në 30 qershor nuk i kemi caktuar ne, e kemi ditur prej shumë kohësh se kur janë zgjedhjet, kemi punuar dhe jemi gati të jemi para atyre që janë pronarët e zgjedhjeve, popullit”, – tha Rama.



4 Comments

  1. NJERI BERTISTE ME TE MADHE SE KISHTE DALE I PARI NE MARATONE EDHE PSE I ISHIN DASHUR RRETH DY DITE PER TA PERFUNDUAR . KUR E PYETEN SE SA PJESMARRES KISHTE , AI U PERGJIGJ :VETEM UNE .
    SUKSESE O PALLOSHI I ANETES

  2. do te te pelqente sikur te kthehej ne norme…dhe ktu pasqyrohet gjithe karakteri jot dhe llogjika qe ti perdore. mund te thuash qe eshte deshire e madhe per te ecur para dhe te shuajme kazanet dhe cecenat etj etj bla bla, por je teper vone. jo per tolerancen ndaj paditurise por ndaj kokfortesise dhe egos qe nuk i hujne asnjeriu ne xhep ( sidomos popullit shqiptar ) pervec militanteve. nje brravo te madhe per monizmin qe instalove me kete deklarate ( dhe kur ke shkuar kaq large sa te besh akoma keto deklarata imagjino cfare ke bere te tjera qe militantet nuk i dine, se pjesa tjeter ti ka thene qe ne fillim )….ne fjalet e progresisteve medio ( as budalla as gjeni por medio )….te them hallall. Ps: bukur staiumi i frymezuar nga nje xhezve e shtrire brakazi dhe e realizuar nga nje karkitekt i burgosur.

  3. Nuk bejne asgje nga ato qe thote salihu srb,lulu,mona,likja keta jane te gjithe me dosje dhe ja kane tundur ne fytyre e pate monen kur erdhi nga amerika ishte bere si nje pule e plakur e inkubatorit,po lulu qe erdhi nga hollanda si nje dele ne prag te therjes,likja si nje qershi skrapari e lagur nga shiu,salihu srb nga nje trim me llafe ne nje Gjel Qyrrs

    1. kujt po i plas kari o loqe, te ka ngec filmi. per ate pune ne po e shohim ramen live si pule te lagur gjithandej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *