• |
ide | kryesore

100 mijë klikime në YouTube, “Zemër” e Dhurata Dorës hiti i kësaj vere

Paparazzi, Slider



Dhurata Dora publikoi disa javë më parë projektin e saj më të fundit muzikor, me titull ‘Zemër’, i cili ishte një bashkëpunim me reperin e huaj, Soolking. Kënga u kthye në një hit menjëherë dhe këtë e vërtetojnë dhe klikimet e shumta që ajo ka marrë në kanalin e ‘Youtube’. ‘Zemër’ numëron sot 100 milionë klikime brenda vetëm një muaji dhe në një moment të rëndësishëm si ky, Dhurata ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që e kanë dëgjuar këngën me anë të një postimi në ‘Instagram’, krah së cilit ka shkruar: “Jam shumë e lumtur të ndaj bashkë me ju suksesin e 100 milionë klikimeve në këngën ‘Zemër’. Faleminderit të gjithë ata që pëlqejnë muzikën time, çdo sukses i imi ju dedikohet juve”.
Kujtojmë se për shkak të klikimeve të shumta kënga është përkthyer dhe në shumë gjuhë të tjera të huaja në kanalin e ‘Youtube’, në mënyrë që të gjithë ata që e kanë dëgjuar projektin, të kenë mundësi dhe ta kuptojnë atë



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *