• |
ide | kryesore

Itali/ Dyshonte se e tradhëtonte bashkëshortja, arrestohet shqiptari

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi akuzohej për dhunë në familje. Mediat italiane raportojnë se 35-vjeçari shqiptar u ndalua pasi kishte shkelur urdhërin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, e cila e ndalonte t’i afrohej bashkëshortes.

Ngjarja ka ndodhur në Noale të Italisë, ndërsa shqiptari ka vendosur ta shpërfillë vendimin e dhënë nga gjykata. Siç thonë mediat italiane, ai ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortes, pas dyshimeve se ajo ndodhej në shoqërinë e të dashurit.

Sapo e ka parë në derë, gruaja ka telefonuar menjëherë policinë. Sipas saj, ajo kishte jetuar prej vitesh në terror, si pasojë e kërcënimeve dhe dhunës së bashkëshortit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *