• |
ide | kryesore

Priyank Chopra: Dua që Nick të kandidojë për president

Paparazzi, Slider



Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë 2 nga artistët më të njohur të ‘Hollywood’. Edhe pse tani kanë arritur që emrat e tyre të jenë ndër më të komentuarit, duket se çifti nuk mjaftohet me karrierën e tyre si aktore dhe këngëtar, por tani duan t’i futen dhe politikës. Në një intervistë për ‘The Sunday Times’, aktorja ka zbuluar se dëshiron të kandidojë për kryeministre në Indi, por në të njëjtën kohë do që bashkëshorti i saj të kandidojë për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Do të më pëlqente që Nick të kandidonte për president. Nuk më pëlqejnë gjërat që lidhen me politikën, por të dy ne duam të bëjmë një ndryshim në botë. Kurrë mos thuaj kurrë”, është shprehur Priyanka. Ajo gjithashtu ka thënë se një nga gjërat që pëlqen më shumë te bashkëshorti i saj është se ai nuk ka frikë t’i thotë gjërat siç i mendon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *