• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 65 persona, mes tyre 40 të arrestuar

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e qytetarëve të etiketuar si “problematikë”, të evidentuar nga pamjet e sigurisë së zonave përreth godinës së Kryeministrisë dhe të Parlamentit, gjatë zhvillimit të protestës së djeshme të opozitës së bashkuar joparlamentare. Mësohet se janë shoqëruar 65 protestues, 40 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa 25 të tjerë janë marrë në pyetje.

Ndërkaq, nga burime të Policisë bëhet me dije se të paktën 10 efektivë të policisë kanë marrë lëndime të rënda, si pasojë e mjeteve të forta dhe piroteknike të hedhura në drejtim të tyre. Mes të plagosurve janë edhe 4 protestues.

Gjatë protestës së djeshme, të shtatës në radhë në rang kombëtar, nuk munguan përplasjet mes qytetarëve dhe forcave ligjzbatuese. Fronti opozitar njoftoi mbajtjen e protestës së radhës të shtunën më datë 8 qershor. “Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotmja është dita e fundit ku unë i drejtohem me arsye kupolës socialiste, koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju.”- paralajmëroi kreu  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij përmbyllëse të protestës nga selia blu.

 

 



2 Comments

  1. Ore ne po lodhemi dhe as qe do tja dije per ne migjithate une mendoje ne do lodhemi por nuk duhet te heqim dore nga vota e lire se kjo vlen per gjith politiken ne shqiperi Kete here po e provon edi te shohim se sa do rezistoje ,po ja doli do te thote qe ketu nuk duhet te rrij kembe shqiptari Le ta sakrifikoj popullin e vet mir do beje hesapet i ka ber pa hanxhin se ata qe protestojn nuk po vijne per syt e bukur te lulit dhe as te berishes se nuk jan te gjith militante atje po dalin dhe familjare qe nuk kan te bejn me edin por me rregjimin e tij Ne ket rast duhet thirrur ARSYES

  2. Policia te mos arrestoje keta shpellare te salihut por te arrestoje salihun srb lulu si nxites te dhunes me fjalor xhihadistesh qe kane filluar te perdorin dhe myslimanet e rr kavajes per dhune me keta te meret policia,si organizator te arrestohet Gei bardhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *