• |
ide | kryesore

Rama i vendosur të shembë Teatrin Kombëtar, ngrihet komisioni për negocimin e kontratës

Lajme, Të fundit

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i cili lejon ngritjen e komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Pas ngritjes së komisionit, do të përcaktohen kriteret e ofertave për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar.

“Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përcaktimin e kritereve kualifikuese dhe vlerësuese për përzgjedhjen e palës private për realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”, thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Kujtojmë që, prej muaj një grup artistësh kanë protestuar kundër shembjes se teatrit aktual, duke e cilësuar projektin e ri një aferë korruptive.

9 Comments

  1. Tirana e Durresi dy xhungla betoni. Sikur me burgim te perjeteshem te denohen fajtoret keto dy qytete nuk rregullohen me.

  2. Do e shembi si hajdut gjate gushtit kur tirana zbrazet nga njerzit. Tani te shohim sa i vendosur eshte komuniteti i aktorve per ta mbrojt, apo thjesht do veshi robebanjet e shullehet ne diell!

  3. Gjithmone e me shume duket se po afron mynxyra. Vetem qeveria eshte indiferente ndaj perplasjes te tmerrshme qe eshte ne prag.
    Sharra dhe Tufina duhet te pergatiten per pune me kapacitet te plote keto kohe, fatkeqesisht.

  4. Zana e virgjer per 46 vjet e ve ne dyshim qe teatri nuk do ndertohet,zhvillimi I nje vendi qe vegjeton akoma ne otomani nuk mund te pengohet nga ca injorant qe jetojne akoma me telenovelat turke cdo darke,tirona kerkon te modernizohet

  5. Jam dakort qe Tirana duhet te zhvillohet por jo nga dora e nje psikopati! E keni pare sheshin Skenderbej, qe sillen verdalle njerezit si insekte. Nuk quhet me shesh, por thjesht oborri i nje kompleksi kullash qe do e rrethojne shume shpejt.

    Po parkingu ne qender, a me thoni dot qe eshte pjella e nje mendjeje normale?! N.q.s ka nje vend ne Europe, ku studentet e artitektures mund te mesojne se cdo te thote “anarki arkitekturore”, Tirana eshte unike.

  6. Nuk ka shkolle arkitekture por pacavure. Me thoni nje veper qe te kenaq syrin. Mjere nje komb qe nuk ka mesues. Ti bashkohemi mozambikut. E verteta eshte e hidhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu