• |
ide | kryesore

Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve

1, Ide

Vetëm pasi ke dëgjuar përgjimet e publikuara këtë të mërkurë nga gazeta gjermane “Bild”, e kupton se përse ajo e quajti Shqipërinë një shtet gangsterësh. Të pesta fragmentet e atyre bisedave, që i përkasin dosjes së famshme 339/1, tregojnë shumë më tepër sesa thjeshtë vjedhja e zgjedhjeve nga një bandë e trafikut të drogës në bashkëpunim me Partinë Socialiste.

Aty rrëfehet se si klani kriminal i Avdylajve komandon të gjithë piramidën shtetërore, duke nisur nga drejtorët e ujësjellësit dhe hipotekave e deri tek ata të bashkive në Durrës dhe Shijak.

Lexo më tej:

Aty kuptojmë se ky klan kalon nëpër duart e tij të gjithë punonjësit e ujësjellësiit për të dedektuar ndonjë PD-ist që mbahet ende me rrogë dhe për t’i treguar qejfin me mënyra aspak xhentile nëse nuk e kthen votën.

Aty mësojmë se banditët e dinë më para publikut, madje edhe vetë socialistëve, listën e deputetëve të qarkut dhe se ata kanë aty njerëzit e tyre.

Përgjimi 3/ Shikoni si Astrit Avdylaj zgjedh kandidatin për deputet të PS

Aty ndërgjegjësohemi se, si shpërblim për këtë vjedhje të zgjedhjeve, ata kanë marrë në dorë të gjithë shtetin duke urdhëruar INUK-un të heqë gjobat dhe duke zgjidhur punë në zyrat e hipotekave.

Aty konfirmojmë se lidhja e tyre me kryebashkiakun Dako, nuk është thjeshtë një indicie, ashtu sikurse përpiqet të fshihet pas gishtit Edi Rama, por një marrëdhënie e fortë e ngjizur mbi mëkatin dhe krimin.

Aty vërtetojmë se ata janë direkt të lidhur me interesat e kryeministrit, të cilit ia dinë të gjithë axhendën e udhëtimeve jashtë dhe ndaj të cilit zotohen se do ta surprizojnë duke i dhuruar një rezultat elektoral dhjetë me zero.

Astrit Avdylaj për Ramën: Po punoj me njerëzit, t’i japim një 10-0 që edhe ai sipër të habitet

Po t’i ndërlidhësh edhe këto përgjime të publikuara sot në Gjermani, me ato të botuara më parë në Shqipëri, ku flitej për blerje direkt të votave të durrsakëve dhe ku në fund Vangjush Dako i falenderonte Avdylajt për misionin e përmbushur, nuk ka më asnjë dyshim, se në zgjedhjet e 2017 në Durrës, as nuk ka garuar, as nuk ka fituar PS-ja, por një bandë e strukturuar trafikantësh droge, që ka kapur krejt shtetin, sipas shprehjes së preferuar të Edi Ramës: “Vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat”.

Pra pasi ke dëgjuar përgjimet tronditëse të “Bilid”, problemi nuk është më të debatosh ashtu sikurse na fton kryeministri për të kuptuar nëse ajo është thjeshtë një sallatë fjalësh apo një vepër kriminale që duhet hetuar.

Ky fakt tashmë ekziston dhe s’ka mendje, sado e marrë qoftë, të mos besojë se në Durrës ka ndodhur batërdia.

Pyetja që shtrohet tani është: A ka ndodhur vetëm në qytetin bregdetar, apo është përhapur në të gjithë Shqipërinë i njëjti fenomen që shkatërroi zgjedhjet e 2017?

Ashtu sikurse bënë pas publikimit të artikullit të parë të “Bild”, kur nga selia rozë Blerina Gjylameti e quajti të blerë nga opozita dhe Rama një sallatë fjalësh, socialistët do të përpiqen të sajojnë alibi të reja.

Përgjimi: “Alo Niçe”/ Si u kap gafil Rama në Open (video)

Por ata do e kenë shumë të vështirë të bindin ndokënd se fenomeni ndodhi vetëm në feudin e Gjushit, se aty qenkësh zhvilluar një projekt pilot për të parë efikasitetin e bashkëpunimit të krimit me politikën në zgjedhje.

Ajo që dëgjuam me veshët tanë na bën të besojmë se të njëjtën skemë, me të cilën u kapën në përgjime, socialistët e kanë vënë në punë në të gjithë vendin. Prandaj ata e morën për vete të gjithë tepsinë dhe prandaj Bild i quan një shtet gangsterësh.

©Lapsi.al

41 Comments

  1. He Edo si mendon qe je me i zgjuari? Kur tallesh me debilet ne per mitingje te duket vetja Fan Noli. Tashti po te vjen kari nga te gjitha nahite

  2. fajin e ka saliu
    fajin e ka saliu
    fajin e ka saliu
    fajin e ka saliu
    fajin e ka saliu

    ika se me mbaroi sufllaqja

  3. PERGJIMET BUSHAT NA TREGUAN ATE QE TE GJITHE SHQIPTARET E DIN E PANE DHE E DEGJUAN ME MIJRA HERE NGA OPOZITA .KJO VLEN VETEM PER DURRES SHIJAK POR TE TI HEDHESH NJE SY DIBRES NJEFAR DHIONIS IMERI E KA BERE DIBREN POS ISHE DREJTOR TATIMESH NE DIBE NE 2015-2017-2018 DHE ME PAS DREJTOR TATIMESH NE TIRANE SI SHPERBLIM PER PUNET E PISTA NE DIBER PER BLERJE VOTASH MEASHTRIME PRESION EDHE INUKUN E KA SJELL NGA TIRANE NE PESHKOPI KY MOS TE HARROJ SA DO LIDHEJ TE KETE ME DAMJAN CERJANIN DAMJAN GJIKNURIN PO KA DHE NJE PREJARDHJE TE SHKELQYER ZONEN ME TE PRESEKUTUAR NE SHQIPER GJYSHI I TIJ I KA BURGOS,INTERRNUAR SHKATERRUAR ME MIRA FAMILJE TE ASAJ ZONE FUSH-ALIE QE KANE BERE MBI 4000-VITE BURG. PO NJEK LINJEN E GJYSHIT TE VET DHIONIS KA BER ATE QE 200 VITE SE KA BERE NJERI NE DIBER I NJOLLOSI I BLEU I SHKOTERROJ TRADITAT E DIBRES ZGJUARSIN PONTORE TE KULTURUAR MIKPRITES TE PENES SHKOLLES DHE TE LUFTES DEL NJE MASKARA DHE DON ME ZHDUK GJITHA KETA VYRTYTE TE NJE RRETHI TE TERE ME SHUKRIUN RREMEN DAMJANIN XHACKEN DHE ME EDI RAMEN.
    UNE KETIJ DHIONISIT I BEJ THIRRJE PUPLIKE TE DISTANCOHET NGA MENYRA TE TILLA NE DIBER DHE TIRAN ……………………………

  4. Ore e Durresit plasi nga pergjimet she Ne gjithe Shqiperine masaker eshte bere.PSH a to we ka bere Gjushi Ne Durres Jane milingona para asaj we ka Vere Gjici Ne Kukes.Djalit te motres time I kishte dhene nje million per njezet veta.Nder ta qe duhet the perfitoja isha dhe une me gruan.Dy jave pas votimeve me tha:” O daje te kam pase Ne list po lava do borxhe”.The there dine me dhjetra taste.Thone se ka humb 400 million leke Ne a to zgjedhje,po I nxori shpejt she vodhi leket e banked.

  5. Të mos harojmë se bëhet fjalë për 700 CD me të tilla përgjime e këto biseda mund të regjistrohen edhe në gjysmën e një CD.
    Të mos harojmë gjithashtu se u bë sebep zbulimi nga agjensitë europiane të antimafies për bandën e Avdylajve të Shijakut, pa doli këllira e Gjushit “akullore”.
    Po sa bashkëpunime të tilla me bandat kriminale të drogës kanë bërë kryebashkiakë e politikanë të lartë të PS në gjithë Shqipërinë ?
    A nuk e pranoi Tualet Palla edhe publikisht se ka “miqësi familjare” me një ish kapo mafie Bego pa shkuar tek Tahiri me kushërijtë e Xhafa me vëllanë trafikantë ?
    A nuk i kanë parë shqiptarët skenat live në televizion në Elbasan, ku bandat lozin e tallen me policinë e shtetit pa ju hyrë ferë në këmbë ?
    More po fundi i fundit, a ka vërtetë ndonjë shqiptar aq naiv sa të mos ta ketë kuptuar që në sjelljet e çakërdisura të Ramës, e në rrathët e zij që ka nën sy, të mos ketë luajtur rol përdorimi i drogës ?

  6. Me kete shoqeri te lodhur dhe degjeneruar ne te cilin jemi kthyer ne, çudia me e madhe maksimumi tre dite zgjat dhe rilindja e di mire kete, prandaj nuk i behet vone. Biles me mire per ta kur skandalet pasojne njera-tjetren dhe dalin rresht, se njera mbulon tjetren dhe ngelet ne kuadrin e kazanit. Kete fat do kene dhe publikimet e BILD.

  7. Ja Bushat mos u merzit se sa te vije Basha ne pushtet me Monen nuk do kete me shitblerje votash se Basha e fitoi bashkine me ndershmeri e mbajme mend te gjithe asnjansin Ristani qe nxirrte kumlla nga kutia e fuste dardhe,por sidomos Mona e LSI-se meazallah se blen vota eshte parti shume e ndershme,per te mos u kthyer ne kohen e qoftelargut Berisha ku kutite e votimit vidheshin rruges nga vete fugonat e policise,mjere ne si popull qe na bejne moral per ndershmeri karakurvat me te medha te politikes shqiptare…

    1. mona i kerkon ter te punesuarve te lsi ne administrate qe te votojne ata dhe familjaret e tyre per lsi dhe ta vertetojne me celular voten. duan 10 vota nga cdo familje perndryshe sta japin vendin e punes

  8. Aaaaaaaasnje lidhje s’ka Rama, sepse edhe Enveri ne diktature nuk kishte faj kur populli ishte pa buke dhe burgosej e spiunohej – Enveri nuk dinte gje i shkreti!
    Kjo do te jete pak a shume alibia e Rames, por nese XHUXHI zhytet keq, e sigurt qe do te marre me vete VIGANIN LIBERATOR

  9. Vertet shtet gangsteresh kemi qene dhe akoma jemi,nuk ka asgje te re vetem me perpara shkruante Zogaj dhe Lesi ( qe Saliu i rrahu dhe i dogji)tani shkruan Shkullaku dhe Bushati(qe hane gjithe diten rehat).Fara eshte e njellojte.Nuk mundet hajduti i pare psh Meta apo Berisha te ndeshkoje hajdutin e dyte Rama ,pau ndeshkuar ata vete.Ka nje llogjike,shteti Amerikan i hoqi te drejten e vizes Familjes Berisha me dhendure dhe dashnore,sepse jane familje gangsteresh njelloj si Llalla apo Vasili i hajduteve te LSI.Ata Avdulajt apo ukajt apo Berishat etj jane pjelle e sistemit.Nuk mundet Basha te kerkoje llogari sepse erdhi kryetar bashkie me vota te vjedhura nga Berisha,pra gangot nuk mund te zevendesojne gangot,

  10. dhiz iz a mirakull of fridem. Mir e keni ju zoterinj anal ista xhenerik pompista por hajde mbushjani mendjen 1 milion shuplakave qe votojne ramen dhe nuk pjerdhin per babalet gjermono shqyptar .

    1. mirrakell ov fridoom qe kur u kap meta me kamera duke kerkuar pare pastaj e shpetoji plaku sali duke i thene gjykatesit nxirre metullahun te pafajshem dhe dosjen diqe. po kto gjera si ka bildi se sja ka cuar luli kto lajme gjermanve.

      1. Zoti fredi ,babalja eshte idhulli i tipave si ari dhe anal istave qe lepijne sumen e shqupsave .Ne te tjeret tallim koqet me keto lloj scoopesh ,.

  11. Lexova me lart per Lesin ,besoj se kur e kane rrahur trimat e Gazidedes e kane rrahur ne menyre “demokratike” dhe kur i dogjen gazeten ,besoj se u sollen si xhentellmene.Ka lezet ,me perpara te rrihnin dhe te digjnin,por kishte kenaqesi robi sepse shtrohej ne spital ose vdiste kurse tani merren me letren higjenike,e fshiu apo jo Rama sumen.Ka merita Shkullaku ne permbysjen e nevojtoreve te fshatit me ato te qytetit.

    1. Lesi e ka merituar atëherë, sepse duke trilluar fakte kundër Berishës e PD nxiti komunistët dhe injorantët për të shkatëruar Shqipërinë.

  12. Njelloj si kurvat e Partise Punes me spiunlleqe e pergjime, njelloj dhe keta te PDse me spiunllieqe, dosha karash dhe pergjime.

  13. Brigada e dylberave autike mavi nuk ha pyke. Dhe kur i kapin me pras ne bythe thone ska hy i gjithi brenda ose fajin e ka Saliu. Ju mirekuptoj per bythlepirjen dhe servilizmin ordiner se keni familje per te mbajt me buke dhe paguheni per te shkrujt ne favor te Kadri dylberit te madherishem

  14. O qift Kina, India, Amerika e gjith o bota o rraca ekuqe akoma s degjoni ju ka hyr maniveli ne pidh te motrave e nenave e grave tuaja dhe prap jeni ne enderr.

  15. bildi sna tregoi asgje qe se dinim o andi loqja. ca e marrin voten me telefona ca e marrin me miel si ne bathore ca e marrin duke mos paguar ujin dhe energjine elektrike si ter veriu

  16. Luli ka shkuar ne gjermani per te cuar dokumenta qe ja kane dhene prokuroret maloke te prokurorise shqiptare. Skisha per te votuar fare ne 30 qershor po vetem se sillet si bucore keqe ky luli e iken spiunon nga inati do iki te votoj.

    1. Une degjova te sigurte qe Avdulaj kishte ne telefon shoqen Marku dhe i kishte kerkuar listen me prokuroret qe nuk jane me PS, qe ti “shkundte” pak. Ajo i kishte thene qe nje kategori e tille nuk ekziston (se perndryshe nuk do ta kishin kaluar vettingun)
      Degjova gjithashtu qe Merdo Baze ka gati nje dosje te titulluar “Babalen-Bild” ku provon me fakte te pakundershtueshme qe autori i shkrimit e ka dajon te arratisur ndersa gjyshin nga mamaja e ka pasur nazist (ne varesi te idioteve trushkulur qe do ta lexojne)
      Po keshtu, Merdo ka nje dokument (leshuar nga shteti i Delaware!!!) qe verteton qe pronari i Bild eshte vete Basha.
      Ne rast se asnje nga “faktet” e mesiperme nuk do mjaftoje, ne fund fare fajin e ka perseri Saliu…
      Para sufllaqiste, nga fitorja ne fitorje

  17. Luli vrau 4 vete kur qe ne pushtet. Mona me burrin u cane tu vjedh kur ishin ne pushtet. Ja kto gjera si harrojne dot njerezit. Keshtu qe vazhdo shtrengohu kot te besh veze andi se perhere glase leshon.

  18. Kur e pyeten Sulltan Hamitin e dyte pse nuk i jepte autonomine shqiperise njelloj si Greqise dhe Serbise ai tha:Shqiptaret nuk duan vehten e tyre,jane trima nate(jo dite) dhe spiuna,i kam ne oborr dhe nuk lene sorre pa e share.

  19. I shkreti Kosta Trebicka qe nuk jeton me,e vrau dhe e perdhunoi familja Berisha .Hollivudi beri dhe nje film per Familjen Berisha(unikal ne bote) ku me ze dhe figure permendet kjo familje gangsteresh.Hollivudi nuk eshte i Rames dhe as socialist,por Shqiperia ka qene shtet gangsteresh dhe po prisnim qe ky gjermani te na thoshte se jane vjedhur zgjedhjet.Remzi Hoxha,Kosta Trebicka,26 te vdekur nga Gerdeci dhe 4 te 11 janarit nuk jetojne me.A thua valle tani u be ky shtet gangster???? Fazllici eshte rrotull me gjithe Taci oil.

  20. Ata qe shiten e bene vota te gjykohen, bashke me ata legena qe i nxjerrin dosje te tilla per shantazhe politike. Por nje gje eshte e sigurte, Luzim Basha do mbahet mend si njeriu qe luftoi me shume se cdo armik I shqiperise per te bllokuar hapjen e negociatave! Turp te vije tradhtar i poshter!!

    1. Po pse more trim, mos kujton se u bëre “europian” duke pasur një qeveri që urdhërohet nga bandat e krimit.
      Në cilin vend jo vetëm perëndimor por edhe lindor të BE ke dëgjuar që të bëhen votime vetëm me një parti , partinë e Avdylajve, Shullazëve apo Bajrave, Balilëve e Belulëve ?

  21. Luli i fitoi zgjedhjet ne bashkine e tiranes negjithese qe 10 vota prapa. Doli si me magji 10 para nepermjet magjistarit ristani. Pse su ndje ky atere per ‘zgjedhje te ndershme’?

    Ikni mer moterqira se ter nje mut jeni

  22. Prokurori Llales qe nuk kaloi vetingun si i korruptum, ben sherbimin e fundit dhe i kalon pergjimet PD’s.
    PD ja nepermjet Collakut dhe cecenve te tjere ben publikimet “bombe” qe nuk paten asnje efekt.
    Katnar collaku shkon e gjen gazeten “prestigjioze” Bild, per te ba ca publikime te tjera.
    Miletit prap si plas trapi, se jane mesu me historite e Babales.
    Lapsi&Co vazhdojne pingpongun duke ju referu burimeve tip qytetari dixhital dhe ngrejne furtune ne gote per “shtetin e gangstereve…..

    O Bushat kari qe i referohesh Bildit!

    Bildi eshte nje pacavure qe tre here ne jave jep lajme per alienet ne Mars.
    Ti o Bushati nuk kerkon daljen para drejtesise se hajduteve te votave. Jo, ti do me na tregu sa gangtere eshte kjo qeveria jone. Sidomos tani qe e ka thone Bildi dora vete.

  23. Cfare duhet te ndodhe me qe revolta popullore te mos shpertheje menje thirrje te vetme:
    Shporruni ju qe vodhet ,cenuat ,shkaterruat ,shkretuat….. Shporruni ju plehra te jetes se peshtire.
    Shporruni gjakpires!
    Soros jasht ligjit,kryeministri sebashku me rilindjen-vdekje para drejtesise dhe gjithe zorragjite e zorragjeshat qe poshteruan Shqiperine dhe shqipetaret tash 6 vjet para drejtesise,gjithe ckane vene e ckane bere ne site te kontrollit te imet.
    Boll u shkrrane keta fundrrina mbi trupin e keqperdorur te Shqiperise dhe jetet e shqiptareve.
    Shporuni qenje te neveritshme! Shporuni!

  24. Cfare duhet te ndodhe me qe revolta popullore te mos shpertheje menje thirrje te vetme:
    Shporruni ju qe vodhet ,cenuat ,shkaterruat ,shkretuat….. Shporruni ju plehra te jetes se peshtire.
    Shporruni gjakpires!
    Soros jasht ligjit,kryeministri sebashku me rilindjen-vdekje para drejtesise dhe gjithe zorragjite e zorragjeshat qe poshteruan Shqiperine dhe shqipetaret tash 6 vjet para drejtesise,gjithe ckane vene e ckane bere ne site te kontrollit te imet.
    Boll u shkrrane keta fundrrina mbi trupin e keqperdorur te Shqiperise dhe jetet e shqiptareve.
    Shporuni qenje te neveritshme! Shporuni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu