• |
ide | kryesore

David Beckham puth të bijën në buzë, moderatorët i dalin kundër (Video)

Paparazzi, Slider



David Beckham asnjëherë nuk e ka fshehur afeksionin e tij për fëmijët, ndonëse mënyra si e shpreh ka ngjallur shpesh debat në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka postuar një video nga udhëtimi i tyre familjar, ku i dhuron vajzës së tij 7 vjeçare, Harper, një puthje në buzë.


Ndonëse kjo nuk është hera e parë, sërish njerëzit janë të pavendosur nëse është në rregull që prindërit të puthin fëmijët në buzë. Këtë herë edhe moderatori i njohur, Piers Morgan ka reaguar në emisionin e tij të mëngjesit:

“Është shumë e ëmbël… Por pse duhet që një baba ta puthë të bijën në buzë? Nuk e kuptoj – e frikshme. Pastaj e poston këtë për botën – Pse duhet ta postosh? E çuditshme, e çuditshme, thjesht e çuditshme.”

Ndërkohë moderatorja Susanna Reid e mbrojti veprimin e Beckham duke e cilësuar si thjesht shfaqje afeksioni, por gjithsesi u shpreh se nuk është e përshtatshme për t’u postuar online.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *