• |
ide | kryesore

Ç’pritet të ndodhë pas bombës së “Bild”?

1, Ide

Përgjimet e tabloidit gjerman ‘Bild” që i dhanë dërrmën edhe më skeptikëve që hezitonin të besonin se Rilindja i ka vjedhur votat në bashkëpunim me bandat e trafikantëve të drogës, në Shqipëri, ashtu sikurse në çdo vend të botës, nuk mund të kalojnë pa pasoja. Por ndryshe nga standarti austriak që pamë së fundi kur një qeveri rrëzohet dhe pse krimi i përgjuar ka mbetur në tentativë, këtu zakoni është gjetja e alibive për çfarëo lloj mëkati.

Lexo më tej:

Dosja e plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve

Kjo qasje e denjë për demokracitë iliberale nga Ankaraja në Moskë edhe efektet i ka të tjetërllojta. Le të tentojmë ti parashikojmë se si do të përthyehen ato në Shqipëri.

1- Si do të sillet Rama?

Sipas të gjitha gjasave Edi Rama as nuk e mendon dorëheqjen edhe pse vjedhja nga e cila ai ka përfitur pushtetin është vërtetuar katërcipërisht. Ai do të prodhojë mashtrime të reja pavarësisht se banditët pohojnë se grabitjen po e kryejnë për të “surprizuar” atë, pavarësisht se deputetët e grupit të vet i ka të infiltruar nga krimi, pavarësisht se axhendën e tij personale dhe politike e pati dorëzur në duart e Avdylajve.

Në vend që ta yshtë të mendojë për tërheqjen nga zgjedhjet lokale, apo largimin nga posti, kjo ngjarje do ta shtyjë atë edhe më tepër drejt radikalizimit.

Ashtu si të gjithë autokratët, Rama i beson parimit se sa më shumë të kapesh me duar në krim, aq më tepër duhet të ndezësh situatën. Një tërheqje, tani, për të do të qe e barabartë me kapitullimin, një pranim i tërthortë faji, pasojat e të cilit nuk lidhen më me dyert e pushtetit, por me ato të qelisë.

Pikërisht, kjo frikë nga e ardhmja e detyron kryeministrin të zhgarravitet si një karrikaturë pas karriges, më keq se Berisha i ’97, dhe ti drejtohet i vetëm 30 qershorit. Ai do të shpresojë të tubojë sa më shumë pushtete të pamerituara drejt vetes, në mënyrë që ditën që do të ulet në negociata, ti shkëmbejë ato me kokën e vet: edhe parlamentin monist edhe 61 bashkitë e rilindjes, kundrejt një amnistie për jetën e tretë si artist, që aq shumë e reklamon në media.

Pra që të gjitha ata që me një mendje normale e kanë parë këtë skandal si një mundësi të kryeministrit për reflektim do të zhgënjehen. Edhe për një kohë të gjatë Rama ka të vetmen mundësi mbajtjen veshur të xhaketës së luftës.

2-Si do të reagojë opozita?

Nga pikpamja morale kjo që ndodhi, qe një dhuratë e paimagjinueshme për strategjinë e PD e LSI për të djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale. Ajo dha proven e një gare të pabarartë, ku arbitër janë trafikantët e drogës. Por, njëkohësisht ajo justifikoi edhe çdo lloj mjeti ekstraligjor që mund të përdorë opozita, pas veprimeve paqësore të braktisjes së parlamentit dhe bashkive.

Nëse refreni i Ramës dhe socialistëve deri më tani ka qenë nuk digjet jorgani për një plesht, nuk dilet nga sistemi për një sallatë fjalësh, nuk radikalizohet një parti politike pa lënë më parë të flasë drejtësia, këto alibi tashmë kanë rënë.

Socialistët e zgjodhën me votat e tyre Arta Markun, ata e kaluan me ndihmën e njeriut që qëndron në paradhomën e kryeministrit, vettingun e Donika Prelës, ata bënë gjithçka për të penguar dënimin e grabitësve të votave. Jo se i dhimsej limoni i shtrydhur Dako që e hoqën qafe nga politika me të njëjtën shpërfillje si Saimir Tahirin, por sepse donin të ruanin kultin e pandëshkueshmërisë për ata që vjedhin në emër të pushtetit të Ramës.

Dhe pyetja është: ç’duhet të bëjë opozita kur faktet e krimit janë sheshti dhe drejtësia e kapur i shpëfill ato?

Në këtë kuptim, nëse ka fuqinë dhe muskujt, pas skandalit të “Bild”, Basha është në të drejtën e tij për të mbajtur premtimin për mosjejimin e zgjedhjeve, por edhe për më shumë, për ti vënë flakën çdo kërpudhe që ka mbirë përreth Ramës.

3– Si mund të shpëtohet çka ka mbetur pa përdhosur nga reforma në drejtësi?

Skandali i shprthyer nga “Bild” i dha dërrmën përfundimtare edhe propagandës së shpifur për reformën në dretësi. Jo vetëm se ndëkombëtarët, me anë të sharlatanëve të Euralius dhe OPDAT hapën dritën jeshile për zgjedhjen e një kryeprokuroreje kamikaze si Arta Marku, e cila tregoi se është vënë aty për të mbrojtur krimin.

Por për shumë më tepër se kaq. Arritja deri në absurditete që do ti ëndërronin edhe në tokën e Kim Jong Unit, si ato për të penguar mediat të botojnë materialet tashmë të dala në Gjermani, tregon shumë. Ajo dëshmon se drejtësia e re po përdoret nga rilindja, SI për të siguruar pandëshkushmërinë e saj, po aq edhe si WC propagandistike për të konsumuar politikën e ditës. Fakti se të dy prokurorët, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, që teorikisht duhet të jenë indipendentë në hetimin e kësaj çështeje, vunë nënshkrimet e tyre për atë gomarllëk çensurues, pas kërkesës politike të Ulsi Manjës dhe urdhërit të së shtypurës prej tij Arta Marku, i jep fund debatit për pavarësinë e institucionit të parë të ngritur pas refomës në drejtësi.

Ky është shembulli flagrant se çfarë është ndërtuar deri tani po kapet.

Prandaj kjo histori duhet të shërbejë për ti thënë stop ngritjes së institucioneve të reja që pritet të konsituohen. Nëse ato do të lindin në klimën dhe ankthin e një regjimi të zënë në krim, ato vetëm të pavarura nuk do të jenë më. Ato do ti shërbejnë njësoj deri në fund Ramës sot, me të njëjtin zell që do ta bëjnë këtë për atë që do ti zërë vendin nesër.

Sa të jetë Rama në zyrë, në mënyrë që të shpëtohet, reforma në drejtësi, si investimi më i madh i ndërkombëtarëve në Shqipëri, duhet të ngrijë. Për të shpëtuar çka mund të shpëtohet prej saj, do të duhej vetëm një qeveri teknikësh, afatgjatë dhe pa liderë të fortë. Në kushtet e regjimeve absolute është marrëzi të ëndërosh për drejtësi të pavaruar. Këtë na e provojë dhe njëherë dosja 339/1, që na u transmeua nga Gjermania, si pasqyrë e një dështimi për atë që perendimorët po bëjnë këtu.

©Lapsi.al

Andi Bushati:Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve

35 Comments

  1. Pritet te ndodhe ajo qe i ndodhi metes kur e kapen me bllok ne dore. Apo lulit kur vodhi 400 milion te durres-morine. Dmth asgje.
    Asgje snodh kurre ne shqiperi.
    Vetem fjale e akuza.

  2. Politikanet ,biznesmeno mediatiksat dhe elitaret shqyptar do luajne me sumen e njeri tjetrit sic ndodh prej 30 vitesh .Reforma amerikane ne drejtesi do ta ndaloje kete loje dhe do vazhdoje me crrenjosjen e kellires korruptive ,pavaresisht klithjeve te elitareve nga frika e kesaj reforme .Po vertetohen fjalet e z Ngjela se krejt politikanet jane grusht bashkuar kunder reformes dhe fuqise se SHBA ,por dihet se SHBA nuk ndalet para asnje pengese ne glob .

  3. Ky vend bastard e bastardesh eshte mufat me akuza e kunder akuza qe politikanet i bejne jeri tjetrit . Vetem kur populli te marre armet dhe ta zhduki nga faqja e dheut kete kontigjent politikanesh mund te behet dicka ne kete vend . Popull thirri mendje , dhe sa kohe do rrishe i nenshtruar?

  4. Asgje! Sepse Udheheqja nuk e can koken per bomba te tilla prej letre!
    Eshte mesuar Udheheqja jone sipatrmebur!
    RRofte Shoku Edvin, pastaj mbrapa rrofshin nga pak edhe shoket Taulant, Erjon, Erjoni tjeter dhe shoqet Belrina e Elisa

  5. Po zgjati per tre dite,sic thote igli, rames te shtunen vetem hiri do i ngeli. Kete cudi shqiptaret do ta harrojne brenda 3 ditesh duke thene: Rama kush?

  6. Me pelqen entuziazmi i makinerise se Endri Fuges! Lart fare, te paret ne sakrifica si komuniste qe jane, qenkan rreshtuar nja 3-4 komentues me pagese….
    Kishte nja dy dite qe ishin zhdukur poshte krevatit!

  7. Cfare pritet te ndodh ne realitet, apo ca pret ti andi te ndodh? Se me duket sikur e ke shkruar cfare do ti te ndodh. Mqse doli pergjimi gjushi avdylaj, Rama do bjerr si i inkriminuar , dhe do vij ne pushtet Luli me Monen si dy engjej. Milet budalla

  8. z.Bushati , nese do qe llogjikimi yt te shkoje deri ne fund dhe te jete i sakt , te njejten analize beje ne kontravers . Me siguri do dale e njejta pergjigje .keta te gjithe jane njesoj . Duhet shfarosur kjo kaste politikanesh me rrenje e me dege qe kt vend te gjeje paqe . ndryshe , keshtu do jemi edhe pas 100 vitesh.

    1. Me radhe puna. Ne fillim perdorim lulin per te zhduk ramen, pastaj gjejme nje menyre per te zhduk edhe lulin. Pa fuqi politike nuk zhduket dot rama dhe fuqine politike e ka vetem luli

  9. Te gjithe jane sharlatane, vetem ti Bushat, Luli dhe Mona jeni te zgjuar. Asgje nuk do ndodhe, sepse qellimi i vetem i Lul shalngjiturit eshte te bllokoje integrimin e shqiperise dhe reformen ne drejtesi. Po te ishte burre i mire, duronte sa te jepej vendimi per negociatat dhe pastaj te llapte. Por vrapon me brekët e grisura sa ne Gjermani e sa ne Hollande vetem per te njollosur shqiperine. Tradhtari, vrasesi dhe hajduti me i madh i kombit shqiptar eshte Lul Shalengjituri. Une do shkoj ne votoj vetem per inat te plehrave opozites.

  10. Titulli sharlatan,hollivudi beri film per familjen Berisha se SI eshte zhytur ne korrupsionin dhe askush nuk e rruajti.Kosta Trebicka u vra nga Zeni ,Remzi Hoxha u zhduk nga Saliu,dhe gangsteret Jane bere Shkullak dhe Bushat.O zot na ruaj.

  11. Komunistet nuk dorezohen,nuk e njohin institucionin e doreheqjes! Perkundrazi,jane te vendosur t’i shkojne marrezise deri ne fund,deri ne kolaps! Kane dhene prova dhe jane gati te japin perseri! Shqiperine e djegin dhe Gramozin s’e japin!

    V.F.L.P

    1. Alfred ke folur fiks shoku dhe kur lexoj komentin tend me del perpara fytyra e S.Berishes,nje komunist i vendosur qe per hir te pushtetit ka vrare,ka dhunuar dhe perdhunuar edhe bashkepunetoret e vet,per hir te karriges kur Shqiperia digjej ne ’97-ten ai zgjidhej president ne kushte shtetrrethimi,per hir te pushtetit dergoi avione per te bombarduar jugun e Shqiperise,pra ky komunist 100 karash qe i sherbeu si sekretar partie 25 vjet babait te vet shpirteror E.Hoxhes vazhdon edhe sot te jete kanceri i Shqiperise,prandaj dhe duhet te votojme te gjithe me 30 Qershor per tu ndare njehere e pergjithmone nga kjo bande kriminelesh dhe hajdutesh dhe te hyme ne nje demokraci funksionale me nje opozite te riformuar pa kriminelat qe udheheqin PD-dhe pa çakejte e LSI-se….

  12. Pse e dha Sali komunisti ndonjehere doreheqjen? Vetem me lufte dhe terror e mbajti pushtetin dhe tani jane bere “pellumba paqeje”.Me kujtohet Gazidedja dhe Prifti,oh c;te rrahur ,Arben Imami eshte shembulli me i shkelqyer i demokracise,Saliu e rrahu,i theu dhembet,e torturoi duke ja futur koken ne uje,,si te thuash e q..u fare .Pastaj ,Imami,si Shqiptar qe eshte ja lepiu prap bythen Saliut dhe ky i hodhi nje cope.Tani Imami nuk eshte i zgjedhur asgjekundi ne PD(si themelues),tamam leter nevojtoreje.Edhe te tjeret ky fat i pret,kafsha mbetet kafshe.

  13. Per morrat e kuq, as mos ndegjoni fare bushatin apo shkullakun, ndegjoni muc nanon qe thote se kjo eshte qeveria me e korruptuar keto 30 vjet. Perderisa lul basha qenka aq potent sa te hapi dhe pastaj ti mbydhi vizat nuk e kuptoj se per cfare e doni ramen, per barcaleta? Dhe ne fund per ty o i paepuri bushat, ca faji ka alda me shoke kur ti vete shkove deri te berisha i ‘97-tes?!

  14. A ka ra shi andej? Se po shoh kerpurdha te ripjelljes qe komentojn e mundohen ti helmojn te gjith. Ora juj ka maru vareni vath ne vesh o ripjellsa te qelbur

      1. Tana i bajm veq polic,komentusa, e bethqima nk i bajm jua kena lan shqipnis t’mesme kto. A me fal se harrova nk jena as frikacake. Un emrin e kam vu jo si ti preshi

          1. Zog kurvet tu baft aj qe ti vesh teshat (rrobat) nade. Pse del pa emer si me ken kopil

  15. Sa mallengjyese mbrojtja qe bythelepiresit e kuq i bejne liderit bandit dhe skizofren qe kane zgjedhur. Morali komunist eshte i qarte; ” O udheheqes na vidh, mashtro, genje, denigro, trafiko, na q. fort sa te mundesh, por vetem ne mbremje na thuaj qe fajin e ka Saliu dhe fleme rehat”. Vetem komunizmi prodhon keshtu mostrash te de-personalizuar.

  16. Ketu po i thone mutit mjalte, per car karin po votoni o loqe?
    Ne votime shkohet kur ke njerez per se mbari per te votuar. E liga e ka kapur kete vend por te pakten mos i jepni oksigjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu