• |
ide | kryesore

Bradley Cooper dhe Irina Shayk , bashkë për hir të vajzës

Paparazzi, Slider



Me siguri këtë javë i keni lexuar raportimet që thonë se lidhja disa vjeçare e Bradley Cooper dhe Irina Shayk po shkon drejt fundit.

Epo mesa duket nuk janë vetëm thashetheme, pasi një burim shumë i afërt me çiftin u shpreh për “E!” se vajza e tyre, Lea De Seine Shayk Cooper, është e vetmja gjë që po i mban ata ende bashkë.

“Gjërat kohët e fundit dukeshin se po përmirësoheshin por sapo Bradley dhe Irina filluan të qëndrojnë bashkë me njëri-tjetrin, kuptuan që të qëndruarit në një vend nuk është gjëja që duan për momentin”- tha i afërmi i çiftit-“ Ata duan të qëndrojnë afër për hir të së bijës, por nuk janë të lumtur për këtë.”

Dyshimet e para që kishte probleme në marrëdhënien e aktorit dhe modeles, nisin që kur u mbajt Met Gala-ja e këtij viti, në të cilën Irina shkoi vetëm. Por edhe pse tani gjithçka është e paqartë nëse do ti japin fund lidhjes, nuk mungon përpjekja nga ana e tyre për ti rregullaur gjërat, të paktën kështu thonë raportimet: “Të dy kanë kaluar disa kohë larg njëri-tjetrit, për të provuar nëse ndihen më mirë. Përgjatë viteve kanë investuar shumë në këtë lidhje dhe është e vështirë që ti mbarosh gjërat menjëherë. Po provojnë ta shpëtojnë marrëdhënien, edhe për shkak të vajzës. Ata e duan shumë Lean dhe kjo nuk do të ndryshojë pavarësisht se si shkon lidhja.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *