• |
ide | kryesore

Për herë të parë, Bradley shfaqet në publik me vajzën (FOTO)

Paparazzi, Slider



Vajza 2-vjeçare e Irina Shayk, Lea de Seine ka bërë së fundmi daljen e parë publike me të atin, Bradley Cooper në një event.

Ajo është fotografuar në prehrin e tij teksa merrnin pjesë në qendrën Kennedy. Washington për ndarjen e çmimit “Mark Twain” për  “American Humor”. Vogëlushja u shfaq e veshur me një fustan të zi me yje në pjesën e sipërme. Flokët bjond e kapur gjysmë dhe sytë bojëqielli e bënin të dukej një mrekulli teksa shihte e hutuar rreth e rrotull.

Ndonëse supermodelja dhe aktori i dhanë fund marrëdhënies në qershor të këtij viti, ata ranë dakord se do të kontribuojnë në prindërim me qëllim që vajza të rritet në paqe. Që prej asaj kohe, të dy janë të dhënë pas Lea-s dhe kalojnë pothuajse kohë të barabartë me të. Në një intervistë të dhënë për “Harper’s Bazaar”, Irina tregoi se sa e rëndësishme është të jesh e vërtet me fëmijët.

“Duhet të jesh shumë i vërtet me veten për fëmijët e tu, në të kundërt po jeton një gënjeshtër. Për çfarë arsye duhet që një nënë e re të veshë funde të gjata? Unë s’besoj tek kjo. Pse duhet dikush të ndryshojë atë çfarë është apo si ndihet vetëm se u bë mama? Më thoni pse? Unë s’e kuptoj këtë dhe s’besoj tek kjo.”- u shpreh Shayk teksa fliste për gratë që humbasin identitetin e tyre pasi bëhen nëna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *