• |
ide | kryesore

Hajduti që të vjedh dhe të thotë në sy: “kontrollo po deshe”

2, Ide

Ky nuk mund të jetë shkrim si gjithë shkrimet e tjera. Është thjesht revoltë. Se në të vërtetë ngelet shumë pak për të thënë pas atyre që kemi dëgjuar dhe parë prej publikimit të djeshëm të gazetës gjermane “Bild”. Jo se nuk i dinim. Të gjitha i dinim, madje edhe më shumë se aq. Por propaganda qeveritare kërkonte prova për manipulimin e zgjedhjeve. Prova për shndërrimin e shtetit në një strukturë të vënë në shërbim të grupeve kriminale. Ishim vënë të gjithë në rolin e të vjedhurit nga hajduti i xhepave, i cili, pasi ta ka vjedhur portofolin në turi dhe ia ka pasuar tjetrit hajdut bashkëpunëtor në vjedhje, i cili është larguar bashkë me portofolin, të zgërdhihet në turi duke ngritur duart: kontrollomë po deshe, por unë nuk kam gjë.

Gazeta “Bild” dhe gazetari Peter Tiede e ka nxjerrë shtetin shqiptar, pikërisht ashtu siç është: një shtet gangster. Një shtet gangster, që nuk dallohet ku fillon shteti dhe ku mbaron mafia dhe anasjelltas: trafik votash, parash, nderesh, postesh. Në përgjime shfaqet qartë panorama me të gjithë aktorët, pra gjithë hierarkia e strukturës politike dhe administrative e qarkut të dytë më të madh në Shqipëri: dy kryetarë bashkish, ai i Durrësit dhe i Shijakut, kryetari i Partisë Socialiste, deputetë, drejtorë, të gjithë. Të gjithë në tratativë me mafien vendëse e ndërkombëtare me një qëllim të vetëm: t’ia bëjnë qejfin shefit të madh, t’ia çojnë rezultatin të pastër në tavolinë (10-0), i cili, siç del nga bisedat, konsiderohet shef nga të dyja palët.

Besoj të gjithë biem dakord në një pikë: provat të lënë pa fjalë. Por paradoksi është se pikërisht ata që nuk kishin as të drejtën minimale morale për të folur ndonjë fjalë, të paktën këtë ditë u shfaqën pa pikë turpi dhe folën. Dhe çfarë thanë? Të gjithë në kor, Komisioni i Ligjeve, Prokuroria e Përgjithshme dhe shumë të tjerë pas tyre kërkuan ndalimin e publikimit të provave skandaloze, gjë kjo e paparë dhe e dëgjuar ndonjëherë. Madje, nxorën edhe një urdhër të firmosur nga dy prokurorë. Mendoni, pasi kanë vjedhur zgjedhjet, pasi i kanë mbajtur provat e përgjimeve për mëse një vit në sirtarët e tyre, tani që janë këto prova janë shfaqur publikisht para gjithë botës kërkojnë bllokimin e publikimit të tyre. Pikërisht ky reagim hedh dyshime për atë se cili do të ishte fati i këtyre përgjimeve dhe i procesit lidhur me to po të mos i kishte botuar gazeta “Bild” dhe më parë “Zëri i Amerikës”. Mendoni, prokurorë që guxojnë t’u japin urdhra mediave!

Botimi i përgjigjeve jo vetëm që ka nxjerrë lakuriq farsën e zgjedhjeve dhe krimin elektoral, por po nxjerr lakuriq edhe Prokurorinë shqiptare. Në vend që Prokuroria të jepte llogari para publikut se pse nuk ka ecur procesi hetimor lidhur me dosjen që i përmban ato përgjime, del dhe bën fajtor “nxjerrësit e sekretit hetimor”. Dhe ky vendim vjen pas një sërë deklaratash kërcënuese të shqiptuara nga anëtarë të Komisionit të Ligjeve ndaj prokurorëve që, sipas tyre, kishin nxjerrë sekretin hetimor. Në fakt, është pak a shumë normale në një shtet anormal si i yni, ku edhe tenderët janë sekret shtetëror! Déjà vu! A nuk na kërcënonin kur e mbushën Shqipërinë me kanabis se po prishnim imazhin e Shqipërisë! A deshën të na shisnin kanabisin si misër apo domate? A nuk i bënë avionët transportues të hashashit si avionë, që u ishin sulur mushkonjave të Myzeqesë? A nuk…?

Gjithë kjo histori e shëmtuar tregon edhe një herë jo vetëm para shqiptarëve, por edhe para botës, rrezikun e madh që na ka pllakosur. Kryeministri i vendit vetëm para një muaji u tha shqiptarëve në lidhje me çështjen: “Flasim për një kryetar bashkie, i cili përmendet në një fjali mes dy kriminelëve dhe vetë nuk ka asnjë bisedë, zero, ku të flitet edhe së largu për ndonjë gjë që lidhet me blerje ose shitje”. Edhe kjo s’ka nevojë për koment. Kujt do t’i shkonte në mendje që kjo fjali e thënë nga Kryeministri mund të ndikonte në procesin hetimor, ose se ai i pari e ka shkelur sekretin e procesit hetimor? Larg qoftë thotë qoftëlargu dhe të na falë Prokuroria që e thyem heshtjen për këtë çështje.

Panorama

12 Comments

  1. Te falenderoj zoti Mark qe fole me gjuhen e atyre qe ende frymojne si qenie njerzore ne kete vend ku dhe ajrin po te kishin mundesi do ta hiqnin qeniet monstruoze pjella te ……

  2. Sekretin tone e di gjithe bota nga dje; ne jemi shtet mafioz. Nuk kemi qene kurre me pare.Shteti i jep vrasesve lista qytetaresh per t’i shkundur. Duke i marre gjerat ne progresion, qe nga kanabizimi i qellimshem i vendit, per te blere votat, keta njerez nder te tjera duhet te denohen per krimin me te rende; cenimin e rendit kushtetues. Nuk duhet ta shohin me driten e diellit. Faktet jane te qarta qe kemi te bejme me nje komplot gjigand per te rrezuar thelbin e rendit tone kushtetues, pra voten.

  3. Foli dhe gazetari i Zerit te Rinise.

    Ti mer malok muti nuk te ha palla per shtetin e gangesterave, sic nuk te hate palla kur plaste Gerdeci e te tjere vriteshin me duar ne xhepa. Ty qe te doli fyti ber babalen e per turlilloj “skandalesh” qe sajoheshin te Shqupi, te ha palla per postin e deputetit qe kujto se vje mbas ktyre artikujsh.

  4. Po rri mor Mark se jeni bere bajat me keto pergjime koti te cilat ne fund te fundit askund nuk vertetojne te kene ndodhur keto qe thuhen,por une dua te pyes ty çfare mendimi ke tani per ata çeçenet qe shqyen njeri tjetrin me leva,pasi tek emisioni Opinion nje dite pas demostrates ti hidheshe perpjete qe video ishte e sajuar nga Lleshi dhe se ata ishin te infiltruar nga policia!!!Para se te shkruani ju te PeDe-se shikoni njehere fytyren tuaj ne pasqyre se jeni te mbytur ne mut deri ne fyt….

  5. C’eshte mor ky milet qe i eshte bere lekura sholle e nuk do tia dije per asgje. Ka hyre e keqja deri ne palce. Duan te hyjne edhe ne europe keta.

  6. Eshte normale, qe ne nje shtet gangster,edhe komentuesit,ne shumicen e tyre,do te jene gangstera,duke perfaqesuar denjesisht,bosat e tyre.Motivet e komenteve te tyre,jane si dy pika uji,me deklaratat e shtetit gangster,qe nuk merren me hajdutin,por kerkojne se kush e denoncoi hajdutin.Hej moj bote,o dreq,qe paskemi lindur dhe do vdesim si,,,,,,,

      1. Po ca sensi me, ca sensi.
        Prokurori i korruptum qe nuk kaloi vetingun shet dosjen hetimore.
        PDja nuk pret te perfundojne hetimet e as vendim gjykate, po thote na vodhe zgjedhjet.
        PDja i ka humb zgjedhjet ne Dures edhe kur ishte ne pushtet. Ne 2007, 2008 e 2011. Ne kete kohe Avdulajt ishin miq e shoke me Olldashin.

        Lul Basha qe vodhi zgjedhjet nen syte e gjithe Shqiptareve, thote qe me vodhen.
        Dy jane arsyet:
        Do te justifikoje humbjet (2 kombetare e nje lokale) si asnjehere ne historine e PD – edhe pas ’97.
        Do te krijoje rremuja qe ti shpetoje gjykimit te 21 Janarit.

        Ai xhuxhi duhet te shkoje ne burg. Lul Berisha e Avdulajt duhet te shkojne ne burg. Po kete e vendos gjykata. Artikulli Markut nuk ndihmon. Ai i ben hyzmetin kockes qe mund te vije.

  7. Te gjitha dihen.Gjithe keto vite dihet si merren e grabiten votat.Kjo filloi qe pas referendumit te 94.Kush e zbatoi i pari? Sali Ram Berisha..Pse nuk flisni per pergjimet e qarkut te Elb.Ku kane mbetur ato pergjime.Jane pergjuar banda kriminale te lidhura me te dyja krahet e politikes me 2017.Vete kryeprokuroi Llalla ne ndikimin e Like floririt nderhyn ne fushate duke nxjerr te pafajshem kryevrases e kriminele.Jane pergjime video ku Mona Liza komunikon me kreun e nje bande per mbeshtetje ne zgjedhjet politike te 2017.Shume shpejt sherbimet partnere i kane keto rregjistrime.Ka biseda me km te rregjistruara ku banda e PDIU jo vetem blen por edhe vjedh gjate numerimit te kutive ne qarkun e El.Nuk po flitet me per sektin PDIU.28900 vota PDIU e kuptoni cfare ka ndodhur?Prandaj Mark Marku ne kete Shqiperi tenden e timen te gjithe jane te dhjere deri ne fyt.Nuk ka goje te flase asnje dhe kjo vetem se pushteti gjyqesor nuk ka bere punen e vet.Gjyqtaret i vendoste politika si ushtare te bindur qe ishin.Po te kishte vepruar gjykata sot shume prej atyre qe dalin ne TV duhet te ishin prapa hekurave

  8. Une vjedh dosjet qe jane ne proces hetimi duke perbere nje akt ligjor kriminal, shkoj ne Gjermani dhe ja jap nje gazetari te tipit mafioz, qe t’a publikoje dhe me pas deklaron apo zgerdhiesh ne turi duke thene se une nuk di gje se ku i ka gjetur pergjimet gazetari.
    Me pas fus ne loje nje idiot qe i kame dhene titullin profesor te cilit nuk i ka dale akoma era e perces se malokut te na shkruaj artikuj bajate ne nje portal qe perfaqesohet me disa zagare qe perfaqesohen nga duke filluar nga ari dhe perfunduar me nje fare Krist te cilet marin ne mbrojtje nje ish parti-shtet qe ndertoi xhungla urbane duke nzitur levizjen e pakontrolluar te shpellareve per te vjedhur pronat e te tjereve, ndertoi firmat piramidale, hapi depot e armeve dhe futi popullin ne vellavrasje, organizoi grusht shteti, hodhi ne ere Gerdecin ku vrane popullin e pafajshem pa kursyer as femijet, ekzekutuan Trebicken, vrane kater demostres ne bulevard, etj., etj.
    Per cudine e pa imagjinueshme keta jane ata qe mendojne per popullin, ndersa ata qe perpiqen te ndertojne nje shtet me strukturat ligjore te domosdoshme te tij jane gangstere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu